




Një gjykatë turke ka vendosur ndalimin e gazetares së njohur Sedef Kabas, e cila akuzohet për fyerje ndaj presidentit të vendit. Kabas u arrestua të shtunën në Stamboll dhe gjykata urdhëroi që ajo të burgosej përpara gjyqit.
Ajo akuzohet se ka vënë në shënjestër presidentin Rexhep Tajip Erdogan me një fjalë të urtë, të cilën e citoi në një kanal televiziv.





Akuza parashikon një dënim me burg nga një deri në katër vjet.
“Ka një fjalë të urtë shumë të famshme që thotë se një kokë e kurorëzuar bëhet më e mençur. Por ne e shohim se nuk është e vërtetë”, tha ajo në kanalin Tele1. “Një dem nuk bëhet mbret vetëm duke hyrë në pallat, por pallati bëhet një hambar.”
Ajo gjithashtu postoi më vonë citimin në Twitter.





Kryezëdhënësi i Erdoganit, Fahrettin Altun i përshkroi komentet e saj si “të papërgjegjshme”.
“Një i ashtuquajtur gazetar po fyen hapur presidentin tonë në një kanal televiziv që nuk ka qëllim tjetër përveç përhapjes së urrejtjes”, shkroi ai në Twitter.
Në deklaratën e saj në gjykatë, zonja Kabas mohoi se kishte synim të fyente presidentin.
Redaktori i kanalit Tele1 Merdan Yanardag kritikoi arrestimin e zonjës Kabas.
“Ndalimi i saj brenda natës në orën 2 të mëngjesit për shkak të një proverbe është e papranueshme,” tha ai. “Ky qëndrim është një përpjekje për të frikësuar gazetarët, mediat dhe shoqërinë”.
Pas 11 vjetëve si kryeministër, Erdogan u bë presidenti i parë i vendit, në gusht të 2014