Lajmet E fundit

Ankesat më të shpeshta që kanë shqiptarët për vendet e punës këtu!

Dëgjojmë çdo ditë të rinj që ankohen për mungesën e mundësive të punësimit dhe shumë të tjerë për mënyrën sesi punohet në vendin tonë. Shumë ndihen të shfrytëzuar e të pavlerësuar, e ndërsa të tjerë s’kanë mundur të gjejnë veten pasi ka diçka mbytëse në ambientet e punës.

Për ta zgjeruar edhe më një diskutim të tillë, gjatë një rubrike në Instagramin e Anabel_Media ndjekësit ndanë gjithë problemet që sipas tyre hasin me punësimin në Shqipëri.

Mes gjithë arsyeve të tjera, çfarë kryesonte në listën e përgjigjeve ishte paga qesharake mujore, që në të shumtën e rasteve s’mbulon as shpenzimet e nevojshme.

1.”Ambienti toksik me njerëz të varfër në kuptim jo vetëm monetar, por edhe intelektual.”

2. “Korrupsioni dhe pagesa e ulët. Detyrohesh të bësh 3 punë për rrogën e njërës.”

3.”Njërëzit, bashkëpunëtorët. Janë totalisht të papërgjegjshëm dhe pa edukatë.”

4.Pakorrektësia dhe mungesa e kontratave të punës.”

5.”Nuk ekziston meritokracia dhe rrogat janë qesharake. Vendet e pamerituara të punës. Shkëputet hallka dhe nuk vazhdon zinxhiri.”

6.”As pronari dhe as punonjësi nuk kanë respekt për njëri-tjetrin. Nuk mbizotëron përgjegjshmëria apo etika e punës.”

7.”Mugesa e kulturës së punës dhe disiplinës.”

8.”Mungesa e deklarimit të punonjësve dhe ajo e pagës për orë pune.”

9.”Mungesa e theksuar e komunikimit si pasojë e shefave gjitholog.”