Lajmet E fundit

E kapi ‘mat’ duke e tradhëtuar, shikoni si hakmerret e reja ndaj burrit të saj (VIDEO)

Një grua e nervozuar që partneri e ka tradhtuar, vendosi t’i hakmerret në mënyrën më të rëndë të mundshme – duke ia hedhur nga dritarja e apartamentit sendet e ndryshme siç është televizori dhe konzola e Sony PlayStation 5.
Gruaja që jeton në Atlanta, Georgia, është filmuar me telefon duke i hedhur nga dritarja e katit të tretë gjësendet e partnerit, ku fqinjët shikonin të habitur kur përplaseshin në rrugë.

Ishte Nora Fitzgerald që e filmoi dhe më pas e shpërndau videon në TikTok, ku prej asaj kohe pamjet janë bërë virale.
Sipas Noras, gruaja identiteti i të cilës nuk dihet, kishte vendosur që të gjitha gjësendet me vlerë të partnerit përfshirë PS5 dhe televizorin gjigant t’i hedh nga dritarja e apartamentit – e gjithçka ndodhi kur mësoi se nuk i kishte qëndruar besnik.
Videoja tregon gjësende të ndryshme duke fluturuar dhe shkatërruar me të prekur tokën. Në anën tjetër ajo dëgjohet duke bërtitur se nuk duhet tallur me vajzat nga Atlanta.