Lajmet E fundit

Ilir Meta e thotë hapur: Unë nuk kam frikë nga Amerika

Presidenti Ilir Meta deklaron se nuk ka asnjë konflikt me SHBA duke argumentuar se nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.
Gjatë një interviste në emisionin Noë, Meta theksoi se nuk ka frikë nga SHBA se nuk ka cenuar asnjë aktivitete të ambasadës amerikanë në Shqipëri.

“Nuk kam asnjë konflikt me Ambasadën e SHBA. Unë nuk kam ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA, as në politikat e tyre. Unë nga Amerika nuk kam frikë, se është vend i demokracisë, nuk kam cenuar asnjë aktivitet të Ambasadës Amerikane”, tha Meta.