Lajmet E fundit

Panajot Barka kër.cënon Marin Memën pas deputetes minoritare: “Duhet zhdu.kur nga faqja e dheut”

Të shtunën me 16.01.2021, emisioni televiziv “Gjurmë shqiptare” me autor M. Mema në kanalin “Top Channel”, iu referua etnogjenezës dhe historisë së banorëve të Dropullit në rrethin e Gjirokastrës. Hɑρ foton e me ρoshтme dhe per 5 seκondɑ dhe shfɑqen pɑmjet eks.klυzίνe
Nuk kam asgjë personalisht me autorin. Aq më tëpër që prinderit e tij i kam miq shumë të mirë. Dhe jemi miq të mirë se ata reflektojnë një kulturë kulturë perendimore, tolerance, respekti, bashkejetese e bashkëpunuese, pavarësisht dallimeve cilatdo qofsin. Një karakteristikë që e dalloi dhe e dallon këtë pjesë të jugut të sotëm të Shqipërisë shekuj me radhë dhe para të cilit jemi të detyruar të përulemi me respekt të thellë.

Emisioni cenon kontratën historike të bashkëjetesës, të barazisë, të të drejtës së identitet. Autori Mema, mund të shpallet “hero” në mbrojtje të ideve të veta kombëtare. Nuk përbën asnjë problem. Përkundrazi! Eshtë në të drejtën e tij! Por është e patolerueshme që ai të abuzojë në emër të këtij misioni dhe të trazojë në menyrë të njëanshme të vërteta shekullore, të cenojë integritetin e historisë dhe të identitetit të banorëve grekë në zonën e Dropullit dhe të grekëve në përgjithësi në Shqipëri.

Në planin e përgjithshëm. Mema edhe një herë manifeston frikën e shumicës nga pakica dhe angazhimin e madh për të gjetur “armiq” nga kundërvenia me të cilët të mund të evidentojë vetën dhe ata që përfaqëson. Në planin etik dhe profesional. Për një temë të tillë të rendësishëm, autori është i detyruar t’i referohet edhe palës tjetër. Aq më tëpër kur ajo përbën pakicë dhe detyrimi për të promovuar mendimin e saj, përbën normë të civilizimit perendimor. Pra, autori duhet të ballafoqonte idetë e tij me ato të përfaqësuesve të vërtetë të historisë dhe kulturës së Minoritetit Komëbtar në Dropull.

Dhe të tillë Dropulli ka më shumë se çdo krahinë tjetër e Shqipërisë. (Nëse me 1927 Gjirokastra kishte më shumë të diplomuar me universitet se e gjithë Shqipëria së bashku, rezulton se në masën 70% ata i përkisnin identitetit grek. Ndërsa në kohën e diktaturës nga krahina e Dropullit kontribonin në pjesët e ndryshme të vendit mbi 1830 kuadro me shkollë të lartë.)

Pra, në një zonë me një kulturë kaq të lartë dhe të njohur brenda dhe jasht vendit, autori nuk kërkon mendimin e tyre të kualifikuar, por në menyrë fyese, denigruese dhe të ulët, shkon nëpër fshatra malore me një kamerë të fshehtë dhe tinëzisht regjistron duke provokuar disa pleq e plaka, pa u prezantuar dhe pa treguar qellimin!!! Në vijim shkeput gjysëm deklarimet e tyre dhe i përdorë në menyrë abuzive si argumente shkencore e historike në favor të idesë së tij. Ju lu.temi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke sh typu r mbi mbi pamjet ekskluzi ve (Foton ose Videon) qe shf aqet me po.shte. Faleminderit per mirkuptimin