




A ju kujtohet si kërcënonin herë Hashim Thaçi e herë Kadri Veseli, perëndimin, njëllos si Sali Berisha dhe Ilir Meta sot?! Edhe ata sulmonin Lulzim Bashën, si sot Berisha e Meta. Ngrenin zë në opinion se tradhtari i UÇK-së është Lulzim Basha. Ai paska spiunuar tek amerikanët. A ju kujtohen?! Duken pa rëndësi këto, por s’është ashtu. Bënin e bëjnë mjergull Ujqërit e stepave të Ballkanit me të njëjtën “bubullimë”





Hashim Thaçi e Kadri Veseli pak para arrestimit, ngjanin me Sali Berishën dhe Ilir Metën sot. Edhe ata, Lulzim Bashën e akuzonin për “tradhtar” të UÇK-së dhe bashkpunëtor të amerikanëve.
Kishin humbur lidhjet me Amerikën dhe me popullin. Kishin pushtet e pasuri absolute, ndërronin portat e politikës me spektakle plot ngjyra akuzash fallto, por të ç’akorduar, të ashpër.





Identik si Berisha dhe Meta sot, pse jo edhe si Basha e Rama nesër. Këta, si ata të Kosovës në ditët e fundit, xhirojnë gomat në vënd bëjnë. E ndjenin “duhmën” e keqe të vetes.
Kishin vra e vjedh, ndaj e kishin tmerr Amerikën.
Flisnin bukur e vidhnin bukur, por erdhi ai momenti që e kuptuan se kush vjedh taksat e popullit të vet apo atij amerikan, ata nuk pyesin ç’je, President, Kryeministër, Kryepalamentar, Kryeopozitar apo Kryekrisur si Hashim Thaçi, Ilir Meta e Sali Berisha.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, ishin në drejtim të shtetit të Kosovës, por u arrestuan. Pa bujë, pa asnjë problem. Sot janë harruar se ishin të fortë e të pasur.
Lëshonin ca tymçe nëpër mediat e blera dhe njëkohësisht kërkonin “vrima” për Azil Politik. Por ishin peshq në rrjetë, ishin nën survejim.
A ju kujtohet si kërcënonin herë Hashim Thaçi e herë Kadri Veseli, perëndimin, njëllos si Sali Berisha dhe Ilir Meta sot?! Edhe ata sulmonin Lulzim Bashën, si sot Berisha e Meta.
Ngrenin zë në opinion se tradhtari i UÇK-së është Lulzim Basha. Ai paska spiunuar tek amerikanët. A ju kujtohen?!
Duken pa rëndësi këto, por s’është ashtu. Bënin e bëjnë mjergull Ujqërit e stepave të Ballkanit me të njëjtën “bubullimë”
Edhe sot, Lulzim Basha është personazh zhurme.
Ka akuza tradhtie. Por me një ndryshim. Nuk e akuzojnë veç kriminelët e hajdutët, si në rastin e Kosovës, por edhe partitë politike e disa votues të tij.
Prapë Basha bën herë si viktimë e herë si shpresë.
Ta akuzojë Sali Berishën si hajdut e kriminel, ende s’ka ndodhë. As t’ua shpojë barkun me grushtet e shqiptarve hajdutëve të pushtetit e t’u nxjerrë çkanë vjedhur, nuk ngjan se e ka në plan.
Sot, si në Kosovë para një viti e ca, janë të gjithë nën akuzë për korrupsion, përfitim prej politikës e pushtetit, krijim kushtesh për funksionim të shtetit paralel, bashkpunim me njëri-tjetrin, me grupet, organizatat dhe fondacionet kriminale, e deri eleminim të kundërshtarëve apo deshmitarve,
Janë nën akuzë të rëndë për krime kundër njerzimit.
Këto akuza, me fakte bri tyre, kanë sot Ilir Meta, Sali Berisha dhe disa bashkpunëtorë të tyre. Sali Berisha vrau 3000 shqiptar në vitin 1997 dhe nga “lufta” doli milioner.
Aspak më shumë, në mos më pak krime, kanë mbi supe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Po esenca është, pse lakohet edhe sot Lulzim Basha?!
Shumë e thjeshtë. Ambasadorja Yuri Kim e ka thënë në facebook se nuk do të donte të besonte ato që pëshpëriten, sikur gjithë politika është bashkë. Kjo do të thotë, se hajdutët kurdisen me një zemrek. Edhe “ zemrat ju pulsojnë” me një ritëm.
Është kohë për arrestime . Dy nga drejtuesit e katër Klaneve Mafioze ngjan se do të prangosen në një ditë. Prandaj Tirana zyrtare i ngjan Prishtinës së para një viti e ca. Edhe Thaçi e Veseli para arrestimit, si Berisha e Meta sot, sulmonin Bashën.