Lajmet E fundit

Aleanca e mbetjeve Rama-Berisha-Meta, përballë Bashës së fuqizuar nga SHBA

Takimi i Ambasadores, Yuri Kim me kryetarin e PD dhe opozitës, Lulzim Basha, ndodhi 2 ditë pas shpërfilljes së foltores nga gjykata e KQZ; 4 ditë para gjyqit ndaj Ilir Metës në Kushtetuese dhe pas deklaratës së Erjon Veliajt, se Rama komandon SPAK-un dhe i dikton planin e goditjeve. Ky takim është një qëndrim i qartë se PD-në dhe Bashën e shkëputur nga dyshja mafioze Berisha-Meta, SHBA po e vlerëson si partner të besueshëm e të afërt qeverisës në Shqipëri. Takimi nuk ishte kortezi, por pozicionim i SHBA kundër hipokrizisë së Ramës në luftën kundër krimit e korrupsionit dhe aleancës mafioze me dy “gladiatorët” e kriminalizuar anti-amerikan

Takimi i Ambasadores së SHBA, Yuri Kim, me Lulzim Bashën si kryetar legjitim i PD dhe opozitës shqiptare, tmerroi dyshen Berisha-Meta që duan të kapin PD-në e opozitarizmin, por së pari tronditi Ramën, “sulltanin” që nuk dëshiron të ketë opozitë përballë sundimit të tij.
Më këtë takim, Yuri Kim i dërgoi Edi Ramës, mesazhin e qartë, të plotë e shterrues, për të ndaluar diversionin me deklaratën djallëzore, sikur gjoja nuk e di nëse është Basha kryetar i PD, apo “PD” është foltorja me kryetar Sali Berishën., kur SHBA njeh vetëm Lulzim Bashën.
Në fakt, Rama jo vetëm e njeh Sali Berishën si kryetar të PD, por djallëzisht po e servir dhe dëshiron ta ketë shef të opozitës, mbasi e përdor përballë shqiptarëve si “gogol” në çdo fushatë elektorale.

Dhe është fakt, që 3 mandatet e pushtetit, Edi Rama nuk i ka marrë me rritje social-ekonomike apo me arritje në luftën kundër krimit e korrupsionit, por i ka marrë vetëm duke përdorur profilin e zi të Sali Berishës dhe të Ilir Metës pas ndarjes me të.
Psh., me Berishën që po e trajton ditën si “armik” dhe natën e “puth në mendere”, dihet që 1 muaj pas Gërdecit, Rama ndryshoi Kushtetutën dhe sëbashku tjetërsuan parlamentin në “rezidencë kriminale” me deputetë liste, ndërsa pushtetin e tjetërsuan në perandori familjare.
Mund të thonë, se PD dhe opozita, u shuan me takimin Basha-Rama më 17 maj 2017, por koha tregoi se përballë Bashës pa përvojë si lider politik, ai takim ishte skenar i treshes Berisha-Meta-Rama para miratimit të reformës në Drejtësi, për t’i dhënë SHBA-BE, mesazhin se këto 3 familje mafioze janë bashkë në sundimin e Shqipërisë.

Ndaj nuk është rastësi që pas 17 majit, ministra e drejtorë në qeverinë “trikëmbëshe” PS-PD-LSI, u bënë foltoristët e sotëm të Sali Berishës; ndërsa Ilir Meta nuk i tërhoqi 4 ministrat e tij për të rrëzuar Ramën, por i la të firmosnin ligje, landfille, ankande tokash, resorte e licenca.
Takimi Yuri Kim-Lulzim Basha, është sinjal fundor, se përballë SHBA, Edi Rama konsiderohet me “vaj kandili” të mbaruar dhe shumë shpejt, bashkë me 7 ministra e ish-ministra “kodoshë e konkubina”, do jetë në listën e zezë të “5 yjeve non grata” Berisha-Meta-Llalla-Doshi-Dako.

Është vetë Rama, i cili ka treguar aleancën mafioze me Berishën e Metën, jo vetëm me lojën afro 3 vjeçare për mos shkarkimin e Ilir Metës, por dhe me faktin, se udhëroi Nanon e policisë së shtetit, të mos dorëzonte në prokurori, asnjë provë të krimit të Sali Berishës më 8 janar te PD.
Tjetër fakt i kësaj aleance të “Tano Caridit” Rama me dyshen mafioze Berisha-Meta, është denigrimi i qëllimshëm ndaj PD dhe kryetarit të saj Lulzim Basha, bërë në të njëjtën linjë me ta, kur PD-në e njeh ligji shqiptar, ndërsa Bashën e njeh Amerika zyrtare si partner të saj.

Tmerri i treshes Rama-Berisha-Meta, ka lidhje me përqëndrimin e vëmendjes së SHBA te PD e te Lulzim Basha, si faktor premtues i distancuar realisht, prej kësaj treshjeje-mbetje politike e zhytur në krim e korrupsion, që vazhdon bashkëveprimin intensiv për ta mbajtur Shqipërinë si “bastion” të mafies ruso-turko-arabe .
Prandaj Edi Rama e ka kuptuar si fundin e tij të shpejtë, takimin e Ambasadores Yuri Kim me kryetarin e PD dhe opozitës, Lulzim Basha, 2 ditë pas shpërfilljes së foltores nga gjykata e KQZ; 4 ditë para gjyqit ndaj Ilir Metës në Kushtetuese dhe pas deklaratës së Erjon Veliajt, se Rama komandon SPAK-un dhe i dikton planin e goditjeve.

Prandaj ky takim nuk ishte kortezi, por pozicionim i SHBA kundër hipokrizisë së Ramës në luftën ndaj krimit e korrupsionit dhe aleancës me dy “gladiatorët” anti-SHBA, të cilët i duhen për t’i përdorur si “gogol” para shqiptarëve, me qëllim që të vazhdojë sundimin e përbashkët.
Nëse Ramës i duhet Berisha i dobët e me njolla penale amerikane, që siç thamë i duhet si “karikaturë e zezë” elektorale, nuk i leverdis një Lulzim Basha që shporri dyshen Berisha-Meta dhe po e fuqizon Amerika.

Ndërkohë që SHBA po fuqizon Bashën, dihet që Berishën e Metën i ka bërë hyrje te drejtësia si persona e familje “non grata”, ndërsa Edi Ramën e ka bërë dalje nga agjenda e saj zyrtare, duke e përfillur vetëm në protokoll si një kryeminstër administrativ në detyrë.