Lajmet E fundit

Edi Rama i sëmurë me sindromën “Hubris”

Ja efektet që shkakton: Përdorimi i fuqisë së pushtetit për glorifikim të vetes; akte anti-ligjore për të uzurpur çdo pushtet; fokus obsesiv në imazhin personal; vetëbesim i tepruar, shoqëruar me përbuzje ndaj këshillave e denigrim ndaj të tjerëve; humbje e kontaktit me realitetin dhe krijimi i një jete butaforike e aventurash në grup; komunikim sikur je Mesia; sjellje impulsive e fjalor jashtë etikës; depresivitet dhe humbje të plotë të stabilitetit mendor, çrregullime të personalitetit narcizist dhe qëndrime anti-humane ekstreme

Prej mëse 8 vitesh, Edi Rama është tipik “sulltani” i pushtetit parlamentar, qeveritar, policor, ekonomiko-financiar, të cilët vetë i emëron, urdhëron dhe vetë-vendos. Madje me “gogolin” e sundimit të tij, janë tmerruar edhe institucionet e drejtësisë, të cilët Rama i vërsul, i bllokon e kërcënon sipas interesave që ka; ndikim që e faktoi Erjon Veliaj me deklaratën për vërsuljen e SPAK kundër “ishullit” të pa pushtuar FSHSH.

Prej mëse 8 vitesh, Rama ka nën kontroll 12 prefektura, 12 këshilla qarqesh, 3 porte detare, dy aeroporte dhe prej 3 vitesh ka 60 nga 61 bashki, ku nëpërmjet kryetarëve, bordeve e anëtarëve të këshillave, realizon lirshëm masakrën ekonomiko-financare me fondet e pasuritë publike.

Sa herë i plasin afera korrupsioni, kryeministri Rama i mohon, duke marrë në mbrojtje ministrat, deputetët, kryebashkiakët dhe drejtorët e përfshirë në skandale, ose i kalon me batuata e sulme ndaj mediave e opozitës që ia publikojnë.