Lajmet E fundit

U bë disa ditë që mungon në Përputhen, zbulohet gjendja shëndetësore e Borës

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Bora Zemani ka munguar prej ditësh në ekran. Shkak për këtë është bërë gjendja e saj e rënduar shëndetësore. Mirëpo, duket se lajme të mira vijnë nga Bora. Ka qenë pikërisht, autorja e emisionit “Përputhen”, Olsa Muhameti, e cila ka njoftuar rikthimin e saj.
Kjo e fundit ka publikuar në rrjete sociale një foto të Zemanit gjatë xhirimeve, krahas së cilës ka shkruar: “Na mori malli”. Takimi i Bora Zemanit me Donald Veshaj ka qenë më të komentuarat e këtij edicioni të Big Brother. Sot është rikujtuar sërish, jo nga aktori, por nga dy banoret e BBV, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani.

Shkira u shpreh se e ka parë nga jashtë takimin e ish-çiftit dhe nuk i është dukur si një takim romantik, por një konstatim i tillë u kundërshtua nga modelja Beniada Nishani, e cila evidentoi emocionet e Donaldit përpara takimit.

Megjithatë, për sa i përket lidhjes së aktorit të humorit me këngëtaren Beatrix Ramosaj, dy banoret e cilësuan si një lloj shprese nga ana e aktorit të humorit për të hapur një kapitull të ri në jetën e tij.