Lajmet E fundit

U bullizua se kërcente, Dafina Zeqiri ‘djeg’ vallen e Rugovës me “profesorin e TikTok-ut”

Gjatë fundjavës, në Kosovë është bërë virale videoja e një profesori nga Vushtria, Lulzim Paçit. Profesori shfaqej në video teksa vallëzonte në shtëpinë, madje filloi të përdorej dhe epiteti si “Profa i TikTok-ut”.
Reagime për sjelljen e profesorit në “Tik Tok” pati edhe nga deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët këtë veprim të profesorit e quajtën si të pahijshëm.

Ishte deputetja e LVV-së, Fjolla Ujkani ajo e cila kërkoi nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri dhe Drejtoria e Arsimit që të marrin masa.
Por, artistë të shumtë dhe qytetarë të Kosovës i kanë dalë në mbrojtje profesorit dhe Dafina është njëra nga ato.
Artistja është solidarizuar me të, pas ofendimeve që mori në rrjetet sociale dhe ka vendosur të kërcejnë së bashku.

Këtë moment shumë të bukur, Dafina e ka ndarë edhe me fansat, teksa shfaqet duke kërcyer vallen tradicionale të Rugovës.
Ndërkohë, video është bërë virale në rrjet, duke u pëlqyer nga të gjithë.
“Me profen”, ka shkruar ajo Dafina, krahas kërcimit surprizues.