









Shtyhet sërish seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit të Republikës, vendim i parlamentit.
Seanca e radhës u vendos për më 7 shkurt në orën 10:00. Pas parashtrimit nga palët dhe pyetjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kjo e fundit u tërhoq për vendim pasi Përfaqësuesi ligjor i Presidentit të Republikës Bledar Dervishaj kërkoi kohë për t’u konsultuar me Kreun e Shtetit për përgjigjet.





Seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së mazhorancës për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës, Ilir Meta nisi në orën 10:00.