Lajmet E fundit

Miratohet marrëveshja për hapjen e pikës së …

Miratohet marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shqipëri-Kosovë në Shishtavec
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin në kuadër të marrëveshjes dypalëshe Shqipëri-Kosovë, për hapjen e një pike të përbashkët doganore në Shishtavec.

“Miratimin e Marrëveshjes Ndryshuese të Marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë të Republikës së Kosovës, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës)- Kurshevë (Dragash). Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave”, thuhet në vendim.