




Fati është në anën e Arjolës, aktorja tropojane rikthehet sërish në shtëpinë e Big Brother VIP me biletën kthyese
Aktorja Arjola Demiri ka qenë pa dyshim kryefjala e mbrëmjes të së premtes në Big Brother VIP.
Kjo pasi fillimisht, ajo takoi pas katër muajsh qëndrimi në izolim, tre fëmijët e saj, gjersa mori dhuratën më të madhe nga produksioni ndonjëherë.





Ajo u bë me një apartament në Tiranë, të cilin e mori dhuratë nga kanali Top Channel.Aktorja tropojane ishte gjithashtu kandidatja më e votuar nga të nominuarit për të dalë dhe si rrjedhojë për pak çaste ajo la shtëpinë e Big Brother VIP.
Me të arritur në studio, Demiri filloi intervistën, pro fati u gjend në anën e saj, pasi asaj i qëlloi bileta kthyese nga ‘Lori Caffe’, për t’u kthyer sërish në shtëpi.





Mes duartrokitjeve të shumta, Arjola është kthyer në garën për çmimin e madh, i cili nga dje është rritur në 115 mijë euro
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.