Lajmet E fundit

Qahu hallet për më shumë se 100 ditë në BBV, Arjola fiton apartament

Mbrëmjen e sotme banorja e “Big Brother Vip” Arjola Demiri fitoi një apartament. Po, mirë e lexuat. Siç duket, hallet e qara nga aktorja prej më shumë se 100 ditësh kanë bërë që produksioni nga lëkët që fiton nga teleshikuesit t’i dhurojë Arjolës një apartament. Pasi fëmijët e aktores surprizuan nënën e tyre me prezencën e tyre, Arbana Osmani ka bërë me dije se aktorja do të marri “dhuratë” një apartament.