




Sot shënohen 31 vjet nga protestat studentore që përmbysën regjimin komunist. Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.





Akti i tyre i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.





Në nder të studentëve që u bënë iniciatorë të rënies së komunizmit dhe lindjes së demokracisë, 8 Dhjetori është Dita Kombëtare e Rinisë,. Azem Hajdari, asokohe student ishte udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit.
Të nesërmen me 9 dhjetor, studentët ja pohuan kërkesat presidentit të asaj kohe, Ramiz Alisë. Protestat vazhduan deri më datën 11 dhjetor, ndërsa më pas nisën edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike. Në vitin 2009, Kuvendi i Shqipërisë vendosi ta shpallë festë kombëtare datën 8 dhjetor.