Lajmet E fundit

Yuri Kim rendit ‘faktet’ për Berishën: Më shumë se …

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i është përgjigjur ish kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit ka përsëritur vazhdimisht se SHBA e ja shpallur ‘non grata’ pa prova.Në një intervistë për Euronews Albania, Kim tha se procesi për dizenjimin e dikujt për përfshirje në korrupsion domethënës merr vite dhe nuk bëhet nga teori konspirative.

Ajo ka treguar se në këtë proces përfshihen qindra njerëz dhe ekspertë që kalojnë të gjitha të dhënat, ndërsa shtoi se faktet për Berishën të dukshme dhe përpara syve të shqiptarëve.
Pjesë nga biseda:

Erla Mëhilli: E qartë. Zonja Ambasadore, do të kaloj tani tek aktualiteti por që ka të bëjë edhe me forcimin e demokracisë, një nga objektivat që ju keni patur në fillim të mandatit tuaj. Në maj, Sekretari Amerikan i Shtetit Blinken bëri dizenjimin publik të Sali Berishës. Duhet thënë që Z. Berisha kishte 8 vite që nuk mbante më asnjë pushtet dhe kur nuk ke pushtet nuk bën dot korrupsion. Zonja Ambasadore, si mund të luftohet korrupsioni duke goditur dikë që nuk ka më pushtet?

Ambasadorja Kim: Ka të bëjë vërtet me korrupsionin dhe procesi për dizenjimin e dikujt për përfshirje në korrupsion domethënës merr vite. Nuk bëhet brenda ditës, nuk bëhet nga një individ. Nuk bëhet nga teori konspirative. Nuk është diçka që mund të zhbëhet. Ideja se ky është një dizenjim që në njëfarë mënyre është hakmarrje politike, apo se ndodh sepse nuk na pëlqen pozicioni i dikujt mbi Kosovën, apo se ndodh se dikush na urdhëroi; gjëja më dashamirëse që mund të them për këtë lloj argumenti është se është fantazi. Fantazi! Ja faktet.

Më shumë se 200 persona janë dizenjuar nga Departamenti i Shtetit për përfshirje në korrupsion domethënës. Të gjitha ato raste kalojnë një proces shumë rigoroz shqyrtimi nga një numër agjencish. Këtu përfshihen qindra njerëz, qindra ekspertë që kalojnë të gjitha të dhënat. Ekzaminojnë çdo provë dhe pastaj ndërtojnë një paketë. Pra, kur arrin në tryezën e Sekretarit të Shtetit, cilitdo sekretar shteti, pavarësisht i cilës parti, pavarësisht i cilës administratë, Sekretari ka sigurinë që informacioni është tërësisht i besueshëm. Ja një fakt tjetër: nga 200 e ca personat që janë dizenjuar nga Sekretari i Shtetit, e dini se sa emra janë që kur i pa publiku mendoi: epo, çfarë surprise! Nuk e dinim!? Zero. E di ni se sa persona ia kanë dalë të zmbrapsin përcaktimet që iu janë bërë?

Zero. Shqipëria nuk është përjashtimi i rregullit. Nuk ka surpriza këtu. Provat janë përpara syve të të gjithëve. Përpara syve tuaja. Dhe siç thuhet në deklaratën e dizenjimit nga Sekretari i Shtetit, personat i ikën ndjekjes penale jo se ishin të pafajshëm. I ikën ndjekjes penale sepse përdorën pushtetin e tyre, abuzuan pushtetin për të siguruar që do të mbeteshin mbi ligjin. Dhe ajo që po themi me anë të këtyre përcaktimeve është se askush, askush nuk është mbi ligjin…