Lajmet E fundit

E premtja e zezë/ Pse janë tmerruar Berisha, Rama, Meta, Veliaj dhe Mediu nga dënimi i Saimir Tahirit?

Fytyrat e pesë kokave të politikës së Tiranës janë nxirë nga dënimi i së premtes i Tahirit. Edi Rama humbi fillin e arsyetimit, Sali Berisha ka kaluar në një paranojë të frikshme, ndërsa Veliajn, Metën dhe Monikën i ka pllakosur heshtja dhe të dridhurat.
Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është ‘pesha më e rëndë’ e politikës që shkon në burg që pas rënies së regjimit komunist.

Para Tahirit janë dënuar edhe ish ministri i Punës së Sali Berishës, Spiro Ksera si dhe Adriatik Llalla, ish kryeprokurori i binomit Berisha-Meta. Në burg sot janë ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka si dhe ish kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe. Megjithatë, Ksera, Llalla, Tushe dhe Koka janë larg përmasave politike të Tahirit, i cili ishte protagonist i mandatit të parë të Edi Ramës, një kundërshtar i përbetuar i dyshes Berisha-Meta, shkatërrues i interesave të fuqishme dhe në qendër të akuzave për vite me radhë.Dënimi i Tahirit për shpërdorim detyre, kur prokuroria e akuzonte për trafik droge dhe grup kriminal, mbart shumë pikëpyetje dhe dyshime. Por, ajo që është e qartë dhe nuk lë vend për dyshime, është një hije tmerri në fytyrat e Sali Berishës, Edi Ramës, Erion Veliaj, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, pesëshe e cila është flamuri i korrupsionit dhe krimit në Shqipëri, i plaçkitjes së pasurive publike, korrupsionit me tenderë dhe koncensione, lidhjeve me oligarkët, klientelizmin, nepotizmin në administratë etj.

Fytyrat e pesë kokave të politikës së Tiranës janë nxirë nga dënimi i së premtes i Tahirit. Edi Rama humbi fillin e arsyetimit, Sali Berisha ka kaluar në një paranojë të frikshme, ndërsa Veliajn, Metën dhe Monikën i ka pllakosur heshtja dhe të dridhurat.
Nga ana tjetër, ministri i Gërdecit, Fatmir Mediu, është një hap larg arrestimit. Mediu është në panik. Prangosja e tij tashmë do të konsiderohet një procedurë rutinë.
Po pse kupolën politike e ka mbuluar një re e zezë? Arsyeja është e thjeshtë. Secili nga pesë kokat e korrupsionit të politikës së Tiranës e ka menduar veten mbrëmë në vend të Saimir Tahirit. Gjykata Speciale dhe SPAK, nën monitorimin amerikan, po thyejnë gradualisht frikën përballë mafies politike. Me vendimin e së premtes, ku në sallë ishin përfaqësues të SHBA, gjyqtarët treguan se nesër janë gati të çojnë në qeli Ilir Metën, Sali Berishën apo Edi Ramën, siç vendosën kolegët e tyre në Kroaci dhe Maqedoni.

Ata tashmë nuk i llogarisin më hajdutët që rrethojnë kokat e politikës. Nga dje, natën pa gjumë nuk e kalon Saimir Tahiri, por Berisha, Rama, Monika, Veliaj dhe Mediu. Kështjella e krimit dhe korrupsionit në Tiranë ka nisur të lëkundet.