




Shekspiri, po të jetonte në Tiranë, Romeon e Zhuljetën do t’i quante Faqebardhi dhe Bukuria.Romeon dhe Zhuljetën i njohim të gjithë. Shekspirin po ashtu, e njohim.Por, jo të gjithë e dimë që ndoshta në veprën origjinale, siç thuhet, Zhuljeta Kapuleti dhe familja e saj vinin nga Shqipëria.
Që mbiemri “Capuleti” (Kapuleti) vjen nga kapelet ose më mirë helmetat prej hekuri që mbanin ushtarët e ardhur në Itali nga Shqipëria në 1200-ën nën Republikën e Venedikut (burimi: Treccani)
Por, nuk dimë as që edhe Tirana kishte tragjedinë e saj analoge, si ajo e Romeos me Zhuljetën.
Atë e përbënin Bukuria dhe Faqebardhi.





“Oh Romeo, përse je ti, Romeo…!“Oh Faqebardh, përse je ti, Faqebardh!”
Romeo dhe Zhuljeta tironas kanë ekzistuar vërtet, të paktën sipas legjendave dhe gojëdhënave të tironsave e banorëve të rrethinave të qytetit.Nga lindin këto gojëdhëna urbane
Në rrugën Tiranë – Ndroq, nën një pemë të lartë, një rrap të moçëm gjendet një v arr i madh që populli e njeh me emrin: “V arri i ashikut“. Thuhet se në atë v arr janë v arrosur që të dy të dashurit e pandarë edhe në jetën tjetër, Bukuria dhe Faqebardhi.





V arri i pati rezistuar mjaft luftërave, madje edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, u restaurua nga ushtarët italianë, të cilët aty afër kishin ngritur një repart të vetin.
Ngjarjen, populli e përcakton si me vendndodhje në një fshat afër Pezës. Faqebardhi ishte një djalë nga fshati Bozanxhije i Ndroqit.
Për këtë ngjarje ka shkruar në botimin e tij “Studime Shqiptare” edhe albanologu gjerman Johan Georg von Hahn në vitin 1850 – 1860 mbi udhëtimin e tij në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut.
Edhe historiani Kristo Frashëri e përmend këtë legjendë në botimet e tij mbi historikun e Tiranës.
Legjenda e dy të rinjve të dashuruar shpjegohet me tragjedinë që ndodh ditën e dasmës së Bukuries.
Bukurien e detyrojnë prindërit të martohet me një djalë kundër dëshirës së saj por, ajo donte Faqebardhin. Faqebardhi punonte si ndihmës në punishten e babait të Bukuries dhe ky i fundit e pati kundërshtuar me forcë lidhjen e tyre.
Ditën e dasmës së Bukuries, i dashuri i saj, Faqebardhi u del përpara krushqve që po shoqëronin nusen te dhëndri dhe u thotë që të ndalen e ajo martesë të pengohej sa ishin në kohë, pasi do të rezultonte një lidhje e gabuar. Krushqit nuk ia vënë veshin dhe vazhdojnë rrugën, atëherë Faqebardhi qëllon mbi nusen, të dashurën e tij, duke e v rarë. Më pas, shtrihet pranë saj dhe vret edhe veten.
Që aty, shpjegojnë gojëdhënat se ata u v arrosën në të njëjtin v arr në rrugën Tiranë – Ndroq, i ashtuquajturi “V arri i ashikut”.
Ja pra, që Shekspiri në Tiranë kishte një Zhuljetë e një Romeo tjetër. Më saktë, rreth Pezës homologët e personazheve të veprës madhështore shekspiriane qenë: