Lajmet E fundit

Elena Kocaqi: Duhet t’i referohemi autorëve antikë, ja nga buron emri toskë!

E ftuar në Shqip në Dritare Tv, historiania Elena Kocaqi foli për pellazgët. Sipas saj, pellazgët janë të dokumentuar nga autorët e vjetër. Ajo shpjegon edhe emrin “toskë” që sipas historianes, është rit fetar i pellazgëve dhe janë quajtur pellazgët e Epirit, siç edhe quhemi ne sot. Më tej ajo shton se duhen parë burimet antike, referim tek autorët antikë.

“Pellazgët janë të dokumentuar nga të gjithë autorët, romakë dhe grekë. Aristoteli, Herodoti, Plini. Gjithë këta studiues që kanë qenë më të mirët e antikitetit. Kur bëjmë historinë antike ne i referohemi atyre.
Unë si studiuese, kur rikthehem në antikitet nuk mund të shpik fakte. Unë e argumentoj faktin, por nuk mund ta shpik. Ata kanë qenë më afër të vërtetës sepse kanë qenë më afër periudhës historike.

Ata kanë vërtetuar se popullsia më e vjetër që ka banuar në territoret e gadishullit ilirik të Azisë. Dhe pellazgët dhe ilirët. Duke studiuar dhe hulumtuar historinë e fisve, si etruskët, toskët, kam kuptuar dhe historinë e këtyre të fundit, sepse nuk e dija.
E shpjegojnë Dionisi i Halikarnasit dhe Plini.

Ata thonë: Toskë është rit fetar i pellazgëve dhe quhen pikërisht pellazgët e Epirit “toskë” siç quhemi ne. Tani edhe pas 2000 vjetësh ne mbajmë emrin e pellazgëve “toskë”, siç e kanë pasur sipas ritmit të tyre fetar.
Ata quheshin toskë dhe ne vazhdojmë të quhemi njësoj. Epiri është quajtur vetëm pellazgë, nuk është quajtur asnjëherë “Iliria”. Ky është gabimi numër një i historgrafisë shqiptare, që nuk shikon burimet antike. Duhet ti referohen autorëve antikë”