Lajmet E fundit

Fieri dhe tradita e pajtonëve – Nga Ilirjan Gjika

Një histori e ngjashme ndodhi edhe me ‘’Heroinën e Popullit’’ Liri Gero e cila në kushtet e ilegalitetit antifashist, doli nga qyteti i Fierit e maskuar si nuse me një pajton të tillë. Këtë ngjarje të viteve të L. II. Botërore e pasqyron artistikisht edhe preludi i filmit ‘’Nusja dhe Shtetrrethimi’’, prodhim i Kinostudios ‘’Shqipëria e Re’’, në vitin 1978.

(Ne foto Xox Pelari me pajtonin e tij ne vitin 1965. Ky pajton u perdor ne filmin “Nusja dhe Shtetrrethimi”)
Pajtonët ishin karroca të mbuluara ose gjysmë të mbuluara që shërbenin për udhëtime të shkurtra, kryesisht në zonat urbane, por edhe midis qendrave të afërta të banuara.

Ato u shfaqën edhe në Shqipërinë e shekullit XIX dhe kryenin përgjithësisht transportin e udhëtarëve, i ngjashëm me shërbimin e sotëm taksi.

Edhe në qytetin e Fierit, gjatë shekullit të kaluar, kishte një sërë pajtonësh të cilët e vijuan funksionin e tyre deri në vitet ‘60, kur u zëvendësuan nga automobilët.

‘’Në 6 prill 1922, ditë e premte, në kohë dreke, me karrocën e fierakut, nga Vlora mbërrita në Fier’’. Kështu e përshkruan në librin e tij me kujtime Tafil Boletini, mbërritjen si nënprefekt i sapoemëruar në qytetin e Fierit (T. Boletini, Kujtime, BOTIMPEX, Tiranë 2003, f. 333).

Ndërkohë që një specifikë e pajtonëve ishte se këto karroca që tërhiqeshin nga një ose dy kuaj, përdoreshin edhe në ceremonialin e dasmave në marrjen e nuses.