“KANUNI I MYZEQESË” ËSHTË JETA





Më ka tërhequr vazhdimisht sjellja mirëkuptuese e myzeqarëve me njëri-tjetrin. Ata nuk v rasin njëri-tjetrin, nuk mbyllen në shtëpi, nuk ngujohen as si familje dhe as si individ. V dekja në këtë krahinë është proçes natyror. Ajo vjen për shkak të moshës, të ndonjë aksidenti apo si pasojë e një sëmundje së pashërueshme. Pra, në këtë në krahinë të madhe shqiptare, nuk ekziston gj akmarrja si dukuri.





Myzeqarët jo që nuk v rasin njëri-tjetrin, por dhe kur zemërohen, zemërimi është i përkohshëm dhe mjaft i butë. Zemërimi shumë shumë shprehej me një mosfolje, me një kokë mënjanë ose me një mbyllje në vetvete. Kjo lloj sjellje shoqërore ka prodhuar paqe, humanizëm dhe pse jo zhvillim harmonik. E veçanta është se në Myzeqe nuk ka patur as kanun të shkruar e as të aplikuar. “Kanuni” i tyre ka qenë dhe mbetet mirëkuptimi, ndihma ndaj njëri-tjetrit, respektimi i jetës si diçka të shtrenjtë, rritja e fëmijëve të lirë. Ata bëjnë një jetë pa bujë, pa mburrje dhe pa urrejtje. Nuk dinë çfarë është prita, pabesia dhe bërja e shpinës së tjetrit vrima-vrima siç ndodh diku gjetkë. Madje këta të fundit dhe i këndojnë këngë aktit jetëmarrës.





Dimë se në trojet shqiptare kanë ekzistuar si praktik dhe më vonë të shkruar disa kanune. Kështu mund të përmëndim Kanunin e Skëndërbeut, Kanunin e Labërisë, Kanunin e Lek Dukagjinit e ndonjë tjetër.
Por, si shpjegohet që Myzeqarët, megjithëse pa kanun, kanë mundur të bëjnë një jetë të organizuar dhe të jetuar pa derdhje gj aku për shkak të hakmarrjes? Ata kanun kishin kodin etik, të cilin e kishin në kokë, në shpirt e në zemër. Në themel të kodit etik të myzeqarit është sinqeriteti. Ky kod ishte dhe është dollia “OLI” e jetës së myzeqarit.
Atëhere a është vlerë kjo? Pa dyshim që është një vlerë e madhe humanitare. Mungesa dhe mosfuksioimi i hakmarrjes e ka bazën tek koncepti që ka myzeqari për jetën. Jeta për të është gjëja më e shtrenjtë dhe e më e çmuar1. Ajo as dhurohet, as këmbehet, as blihet dhe si e tillë nuk ka çmim. Jeta vetëm jetohet. Në harmoninë dhe jetën paqësore të myzeqarëve ka ndikuar dhe ekzistenca e një rregulli të pashkruar që vepronte në marrëdhëniet midis klerikut të kishës ortodokse në Myzeqe dhe banorëve të saj, veçanërisht tek ortodoksët.
Kleriku ortodoks, prifti, nuk i kungonte për Pashkë ata qytetarë që ishin zemëruar me pjesëtar të familjes, me fqinjët apo dhe më gjërë. Mos kungimi për personat e zemëruar ishte një gjynah i rëndë, një turp për vetë ata dhe për familjet e tyre. Ishte si të thuash një hedhje balte mbi fytyrë. Rreth të zemëruarit dhe familjes së tij, krijohej një presion psikologjik si njerëz që nuk kanë zbatuar kodin etik të komunitetit..
Ky presion vepronte brenda familjes, gruaja ndaj burrit, fëmija ndaj prindërve dhe shtrihej në lagje dhe vijonte në tërë qytetin apo fshatin. Dhe një situatë e tillë i çonte këta njerëz në “veçim” nga pjesa tjetër e shoqërisë. Si të thuash në mënyrë figurative shënjoheshin me gisht: “Ja ata të pa kunguarit.”
Mos kungimi ekzistonte verbalisht, se në praktik nuk ka as dhe nje rast të vetëm në Myzeqe, që dikush apo familje të veçanta të përjashtoheshin nga ky rit. Kur ndonjë i zemëruar shfaqte shenja kokëfortësie për mos pajtim dhe pashkët po afroheshin, këshilli kishtar me priftin në krye ndalej. Këshilltar të veçantë bisedonin me të zemëruarin duke i kujtuar se për hirë të fëmijëve duhej të pajtohej, se dhe pashkët po afroheshin. Këshilltarët shkonin në shtëpi bisedonin, thërrisnin dhe ndonjë shok apo mik të tij të respektueshëm. Dhe bisedë pas bisede i zemëruari lëshonte pe dhe vinte një ditë dhe “dorëzohej”.
Gjatë procesit të pajtimit merrnin pjesë përfaqësues së këshillit kishtar si dhe vetë prifti. Pajtimi bëhej në shtëpi. Kuptohet pas pajtimit shtrohej një drekë pa bujë, por të kënaqshme. Sipas stinës servireshin dhe mishrat. Në muajt korrik-gusht, dreka do shoqërohej me mish bibe. Në dhjetor do therej qëngji apo kaposhi i detit, në pranverë përsëri ndonjë qëngj dhe kur familja ishte jo mirë me ekonominë thereshin zogj shqerak ose hahej buk-val. Në këto biseda do të artikuloheshin fjalë si:
“Është turp të mos flasësh me vëllanë, me prindin, me fqinjin, se duhesh të mendosh për familjen, për fëmijët, për të ardhmen e tyre, se jemi të gjithë vëllezër, si të mirën e të keqen do ta ndajmë me njëri-tjetrin, se zoti na do të tërë bashkë.” Nuk mungonin në bisedë dhe shprehje popullore se “Delen e vetme e ha ujku”; se “Uthulla e thartë thyen enën e vet”. Në këto debate këshillimore mungonin fjalë si gj ak, v rasje, pritë, p ushkë, pare, gjobë, çmim gj aku etj. Nga pajtimi askush nuk fitonte lek apo ndonjë të ardhur, as prifti, as i pari fshatit apo i qytetit. Fitonte vetëm jeta dhe harmonia e familjes dhe e komunitetit.
Një sjellje tillë i ka rrenjët tek fisnikëria e këtij populli. Dhe dihet fisnik është ai i popull që ka rrënjë lashtësie, që ka ruajtur vazhdimësinë e qytetërimit nga vjen dhe që ka nxjerë figura të shquara. Dhe populli i myzeqesë e ka këtë meritë. Ai është rrenjë e taulantesh dhe i disa mbretërve ilir si Glaukua & Mununi… E kundërta ndodh me Kanunin e Lek Dukagjinit. Nga një studim që i bëra librit të këtij kanuni, konstatova një fakt shumë të hidhur.
Nga 210- faqe që ka Kanuni i Lek Dukagjinit2, 120 prej tyre flasin dhe përmbajnë fjalë si: me vra, me marrë hak, gj ak-marrje, gja k-humës, gj aku shkon per gisht, p ushkë, fishek, v dekje, batare, grin3, djegie shtëpie, me lidh, me rrah, përdhunim, pritë, v jedhje, dëbim, pare, grosh, çmim gj aku, gjobë etj. Humbës nga zbatimi këtij kanuni ishte populli, jeta e njeriut të thjeshtë. Më të priviligjuarit nga ky kanun ishte kisha dhe paria vendore apo krahinore. – “Kishës i duhet ba pjesë në gjobë të famullis”5. Diku tjetër në kanun thuhet më qartë:
“Kanuni i maleve të Shqipërisë … kishën e ban pjesëtar në çdo gjobë”, ” Pushka e shkrepun mbi këdo ka gjobë. Për çdo v rasje 6-qese per gj ak, 100-deshe, një ka gjobë Flamurit7, e 500-grosh derës së Gjonmarkut t’Oroshit (për Mirditë) “. Dera e Gjonmarkajt ishte perfituese jo vetëm për çdo v rasje po dhe për çdo gjobë që vihej. Në kanun thuhet se dera e Gjon markut “ka tagër pjesë në çdo gjobë “
Atëherë kemi dy pamje në dy krahina. Njëra është Myzeqeja pa kanun, por që jeton prej shekuj e qetë, me punë e me këngë, pa gj akmarrje, pa ngujim, pa v rasje e pa zi. Tjetra është Shqipëria e veriut, ku ka patur kanun (fatkeqësisht vepron dhe sot), por që ka mbjell v dekje, zi, gra të veja, varfëri, fëmijë jetim, ngujim, analfabetizëm dhe mungesë zhvillimi. Atëhere kush është pasuri, mënyra e organizimit e jetës në paqe e në harmoni që ka vepruar në mënyrë organike si diçka e brëndshme në Myzeqe, apo ekzistenca e një kanuni të shkruar, që është shoqëruar me v dekje (së bashku me derivatet e tij)?
Padyshim është jeta në Myzeqe. Ku duhet të ndalemi për studime me dobi sociale tek jeta në Myzeqe apo tek Kanuni i Lek Dukagjinit, që trumbetohet me të madhe herë pas herë nga media, por dhe nga politikanë të rangut të lartë qeveritar?! E vlerësoj Kanunin e Lek Dukagjnit si nje vepër e shkruar e së drejtës zakonore me vlerë albanologjike. Por, kam mendimin, se kjo e drejtë zakonore e shprehur në kanun, në praktikë ka prodhuar pasoja negative për popullin e thjeshtë dhe vendin në përgjithësi.
V rasja tek kanuni është normë zakonore e shkruar. Kështu njerëzit rriteshin, edukoheshin dhe jetonin me ndjenjën e v rasjes së ftohtë. Në rast se duam popullin shqiptar, jetën e njeriut, hyrjen në Europë, Kanuni i Lek Dukagjinit duhet kyçur me 7-kyçe e të shërbejë vetëm si objekt studimor për njerëzit e dijes të fushës së juridikut, të studimeve sociale e historike. Si objekt studimi dhe pikë reference me vlera për shoqërinë shqiptare dhe që ka vlera europiane e qytetare duhet marrë organizimi dhe fuksionimi i shoqërisë në Myzeqe.
Të udhëhiqemi nga ato vlera që respektojnë jetën njerëzore dhe jo nga ato praktika kanunore që prodhojnë v dekje. Një faktor jo pak i rëndësishëm që ka ndikuar në zhvillimin e një jetë paqësore në Myzeqe ka qenë dhe qënia shumë shekuj para dhe pas krishtit i këtij populli nën sovranitetin e ligjit shtetëror. Për ta qartësuar këtë ide dua të theksoj se Myzeqeja ka qenë qenë pjesë e Beratit 2600 vjeçar, e më vonë e Principatës së Muzakëve.
Kjo ka mundësuar një jetë të organizuar shtetërore sipas nivelit dhe koncepteve të periudhës historike, ku nuk kanë munguar dhe statutet e kohës. Kur në malësinë e veriut ka lindur kanuni rreth viteve 70-të të shek XV, në Myzeqe vepronte norma shtetërore dhe jo ajo zakonore. Këtë e dëshmon shumë mirë Regjistri Kadastral i Sanxhakut të Vlorës. Në këtë regjistër tregohet ndërmjet të tjerave dhe taksa e martesës që paguan çdo çift i ri.
Fundshënimet “Kanuni i Myzeqesë eshte jeta”
1- Në kohën e monizmit thoshim shpesh se Karl Marksi ka thënë: “Njeriu është kapitali më i çmuar” , në fakt duhet thënë: Ta duam jetën si Myzeqari.
2- Bëhet fjalë për Librin Kanuni i Lek Dukagjinit, me autor Shtjefën Gjeçovi, me para thenie të Gjergj fishtës, Ribotim i plote i vitit 1933, nga ALBINFORM në vitin 1993.
3- Grin dhe Batare. Këto dy fjalë nënkuptojnë v rasje me skuadër. E grin me plumba, d.m.th. e bënë shosh me plumba
4- Grosh është një lloj pare (leku)
5- Shtjefën Gjeçovi, Kanuni i Lek Dukagjinit, Tiranë: ALBINFORM, ribot.1993