Lajmet E fundit

“Si e fitova Lotarinë Amerikane dhe çfarë më ndodhi në Amerikë”, vajza nga Tirana rrëfen çfarë duhet të dini

Ana nuk ngurron të rrëfejë gjithçka, të mirat dhe të këqijat që të presin, pasi shkel në “tokën e premtuar”.. Ajo ka një histori ndryshe nga pjesa tjetër e shqiptarëve. Nuk ishte ëndrra e saj të largohej. Pasi mbaroi studimet, u punësua në një institucion shtetëror. Jeta e saj ishte këtu, në Tiranë, mes familjes, miqve pafund dhe jetës së pasur sociale. Vajza e bukur e kryeqytetit, kishte bërë shumë punë për të arritur aty ku ishte, e tashmë e ndjente veten të realizuar.
Shtyp hapësiren rek.lamuese me poshte dhe lexo lajmin e plote

Dashuria e madhe për familjen, as që e kishte lejuar t’i lindte në mendje dëshira e largimit.
Lotarinë e hodha më shumë e shtyrë nga miqtë. Madje kur dolën fituesit, ishin sërish shoqet që më pyesnin vazhdimisht, nëse e kisha parë. E kontrollova pas 5 ditësh dhe pashë që isha fituese. Familja nuk po më besonte, menduan se po bëja shaka edhe e them me bindje, që e kanë marrë me shaka, deri sa kam hipur në avion. Nuk më penguan, sepse e dinin që mundësi të reja po më krijoheshin. Por, shkëputja prej tyre, ishte një nga gjërat më të vështira që kam përjetuar. Ishte hera e parë, që largohesha nga njerëzit e mi.”Ana tregon hapat që ndoqi, deri në largimin nga Shqipëria.

Faza e parë është përzgjedhja, ku ti ke numrin tënd identifikues. Pastaj vazhdon me fazën e dytë, plotësimin e formularit online, ku kërkohen informacione rreth teje dhe edukimit tënd. Më pas lajmërohesh për intervistën, në varësi të numrit identifikues. Para se të intervistohesh, duhet të kesh mbledhur të gjitha dokumentet dhe t’i kesh dërguar në ambasadë”.

Për të shkuar në Amerikë, duhet patjetër ndihma e një njeriu, që të të sigurojë garancinë. Fatmirësisht, Ana kishte shoqen e saj. Ajo i siguroi garancinë dhe më pas e ndihmoi me akomodimin dhe gjetjen e punës. Ana tregon se u dashurua me Bostonin, sapo zbriti në aeroport. Një jetë e re po niste, por ajo as që e kishte idenë e asaj, që e priste më tej. Thjesht nuk i tha jo, një mundësie.

Në fillim nuk isha e përgatitur, mendoja se jeta do të ishte e lehtë. Mendoja se e dija mirë anglishten, por nuk ishte ashtu. Ritmi i amerikanëve ishte shumë i shpejtë dhe mezi i kapja fjalët e tyre. Probleme hasa sidomos gjatë punës sime të parë, në ‘fast food’. Dilte ndonjë andrallë çdo ditë, qoftë te menuja e gjatë, apo tek njerëzit, pasi ke të bësh me të gjitha kombet dhe racat. Iu futa anglishtes, duke e mësuar më shumë nga ‘YouTube’. Me kalimin e kohës fillova të përshtatesha. Fitova sigurinë e gjuhës dhe nisa të kërkoj një mundësi më të mirë për veten. Puna aktuale është në kompaninë e njohur ‘Benchmark’.”
Ana tregon, se në Boston gjithçka është ndryshe. Krejt ndryshe funksionon puna, shkolla, shoqëria. Njerëzit janë të fokusuar më shumë te puna dhe pak hapësirë kanë për jetën sociale. Madje, ajo me shaka thotë se mendimi i parë që kanë amerikanët për shqiptarët, është si njerëz të punës.