Lajmet E fundit

VIDEO VIRALE/ Berisha futi Shqipërinë në NATO, Salianji nuk i di as emrin

Deputeti Ervin Salianji ka demaskuar injorancën e vet pa dashur, pasi ra vetë në rrjetën e ngritur nga humoristi Ismet Drishti.
Drishti u kishte dalë deputetëve në pritë tek hyrja e Kuvendit për t’u drejtuar një pyetje të thjeshtë: “Çfarë do të thotë NATO?
Salianji: Posi, me shumë kënaqësi, si ke qenë?

Drishti: Po ti të kishe ardhur në studio o burrë…
Salianji: Po më thuaj o vëlla!

Drishti: Një pyetje. Situata në Ukrainë duket pak si e vështirë, apo jo?

Salianji: Po me çështjet ndërkombëtare merret Rama…

Drishti: Po pra po, i ka rastis, me shans…Jemi vend me të drejta të plota i NATO-s dhe kjo, është meritë e PD-së?!

Salianji: S’ka diskutim! Edhe e Berishës! Thuaje dhe këtë.

Drishti: Po çfarë do të thotë NATO?

Salianji: Nata… NATO është aleanca transatlantike! Është anglisht. NATO, që është kombet, të cilat janë të bashkuara në një aleancë transatlantike.

Drishti: Po N, po A…?

Saliani: Po Nejshëll Atlantik….

Drishti: Jo Nejshëll!

Salianji: Po çfarë është?

Drishti: Është North Atlantic!

Salianji: Po mirë.

Drishti: Po O-ja tjetër?

Salianji: Po tani nuk… Meqë ma the…(ha ha ha)

Drishti: Ha ha ha!

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=643589346878501