Lajmet E fundit

Ndoshta nuk e keni dëgjuar asnjëherë, por ambas.adori i parë osman në Rusi, ishte

Ndoshta nuk e keni dëgjuar asnjëherë, por ambasadori i parë osman në Rusi, ishte një shqiptar, nga Manastiri, Jusuf Riza Pasha (1826-1894).
Ai ishte i biri i Mestan Beut, nga familja e vjetër dhe e njohur e Patrishkëve. Njihte disa gjuhë të huaja, njeri shumë i ditur, inteligjent, i shkolluar në universitetet evropiane.

Jusuf Riza Pasha, ishte po ashtu edhe ambasadori i parë osman në Iran dhe në Greqi, nën Sulltan Abdulmexhidin dhe Sulltan Abdulhazizin, ndërsa Sulltan Abdulhamidi i Dytë e emëroi Kryebashkiakun e Stambollit.

Zgjuarsia dhe burrëria e tij, kishin habitur edhe vetë Carin rus Aleksandri i Dytë, i cili e takoi disa herë personalisht, madje edhe në ambientet e Ambasadës Osmane në Saint Petersburg, në vitin 1856./E-universiteti/