Lajmet E fundit

A e punoi dhe e ruajti simbolin e flamurit të pavarësisë nëna e Gjergj Kastriotit?!

Shpesh në histori disa gjëra mbesin të pa thëna, ose edhe të fshehura prapa perdës së mis.tershme të kohës dhe rrethanave të asaj epoke.
Për të parë se pse historia e popullit tonë është e shkruar me gj.akun e dës.hmorëve e të mar.tirëve, mjafton t’i hedhim një vështrim sakr.ificës dhe sfidave për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Arbërisë nën udhëheqjen e kryehe.roit tonë e vizionarit, Gjergj Kastriotit.

Kishin kaluar vite që nga pus.htimi i Arbërisë nga dora gja.katare e Perandorisë otomane dhe marrja p.eng e shër.bimi në oborrin e sulltanit, ndërsa Arbëria dhe populli i saj në anën tjetër vuanin e der.dhnin djersë e gj.ak vetëm e vetëm për të qëndruar në trojet e paraardhësve të tyre. Kjo sakr.ificë e qëndresë e madhe, ky akt her.oizmi i burrave e nënave arbërore, tregon më së miri se sa e shtr.enjtë ishte liria që populli e nxori nga brenda pasi u rikthye arbërori më besnik e atdhedashës në historinë e Iliro-arbërorëve, lideri i urtë, str.ategu e mbreti Gjergj Kastrioti.

Ardhja e Gjergj Kastriotit në nëntor solli me vete edhe shpresën e madhe, se Arbëria do të bëhet ,se lirinë do ta gëzojnë të gjithë arbërorët e arbëroret të mëdhenj e të vegjël, dhe sikur që dihet kjo shpresë e madhe u mishërua .Arbëria nën udhëheqjen e kryezotit Gjergj Kastrioti pati qeverisjen mbretërore më të suksesshme në historinë e Arbërisë dhe të Evropës së asaj kohe.
Ai, jo vetëm e solli lirinë, pavarësinë, por edhe e unifikoj popullin arbëror në kuvendin e Lezhës , me këtë ai tregoi se për të pasur Arbëria themele të forta dhe e suksesshme duhet të jetë e bashkuar dhe të qëndrojë e tillë deri në fund. Madje ky kuvend i unifikimit arbëror nga Gjergj Kastrioti ishte si mësim e shembull për një unifikim të vetë popujve të Evropës.

Dhe kështu ky mbret i urtë i Arbërisë ishte një shpresë jo vetëm për Arbërinë e kohës së tij, por ai u pa nga sytë e popujve të Evropës edhe si shpresa e tyre dhe mbro.jtja e tyre ,për aq kohë sa ai jetoi, veproi dhe mbretëroi. Kështu ai deri në fund i mbrojti themelet jo vetëm të atdheut të tij, por të gjithë qytetërimit evropian. Ai ishte i vetmi që mbrojti e ruajti nderin dhe parimet rrënjësore të atdheut të tij.

Megjithë këtë, në kuadër të kësaj do të ndalem pak tek simboli që ai e ngriti pasi u kthye në Arbërinë e tij. Pyetja që është shtruar dje, e shtrohet sot dhe do të shtrohet edhe nesër e deri në zgjidhjen e kësaj en.igme, ishte se kush e punoi, ruajti dhe mbajti flamurin me Shqiponjën e Yllin që ai e ngriti me rastin e Pavarësisë së Arbërisë më 28. Nëntor 1443? Kam hasur gjatë hulu.mtimeve të mia në kronika, pastaj disa autor që janë marrë me historinë e popullit tonë që nuk arrijnë edhe ata ta zgjidhin këtë en.igmë e përmendin ngritjen e flamurit, dhe aktin e asaj dite me rëndësi, por nuk e tregojnë kush e solli flamurin, kush e punoi atë dhe e ruajti.

Sidoqoftë për t’i hapë udhë dhe zgjidhje kësaj en.igme, dhe duke analizuar rrethanat, pastaj atdhetarinë e babait dhe nënës së Gjergj Kastriotit, është e mundur që simboli i Shqiponjës së fisnikërisë së Kastriotëve që më pas u bë flamur i pavarësisë dhe Shtetit Arbëror nga nëntori i vitit 1443 të jetë punuar e ruajtur nga nëna e Gjergj Kastriotit Vojsava, e cila me shumë gjasë i ka lënë tes.tament të bijave të saj që nëse i kthehet një ditë biri i saj Gjergji ta mbajë, ruajë e ngritë atë si flamur të fitores përballë të ke.qes dhe arm.iqve. Kjo mund të ketë ndodhur ashtu për faktin se nëna dhe babai i Gjergj Kastriotit e kishin edukuar atë dhe fëmijëë tjerë të tyre në frymën e patriotizmit. Kjo rrën.josje e kësaj atdhedashurisë nuk mund të mos jetë ndryshe, pos ajo se ai nuk e harrojë asnjëherë Atë-Mëmdheun – Arbërinë e tij, por iu rikthye asaj si një shpët.imtar.