Duajeni, Nënën





Mbajini nënat sa janë gjallë,
Se po ikën s’vijnë, përsëri…!
Një thelë mishi ju ka bërë…
Eh, si ju rriti veç ajo e di!





Shpirti i saj e di sa ka vuajtur
Që ty të bëjë burrë, o njeri…
Mbaje nënën sa është gjallë,
Se po vdiq s’vjen përsëri!





Nëse nuk ja puthni duart,
Të paktën mos e lëndoni me fjalë!
S’ka si nëna në këtë botë,
Respektojeni sa është gjallë!





Mbajeni nënën sa është në jetë,
Se po vdiq s’vjen, përsëri…
Lum ai që ja di vlerën!
Ka një mal me pasuri.
Mos e lëndoni ju me fjalë,
Se ajo s’ju mallkon dot!
Dhe sido që të shprehet!
Shpirti saj do derdhi lotë!
Duaje nëna sa është gjallë,
Si po iku do ju mungojë,
Në varreza kot sa shkoni,
Atje kurrë s’ju flet me gojë!
Lum kush nënën ka në jetë,
Se ka gjithë botën, pambarim,
Loti saj s’teret mbi faqe!
Fjalë e saj është si shërim.
Duajeni nënën sa është gjallë!
Se dhe ti do të plakesh o njeri…
Sido sillesh në këtë jetë!
Pas do të kthehen, më keq tek ti!
Poezi. Nga; Ylli Toska!