




Shumica e do në burg Ilir Metën. Çdo shqiptar rri me pult dhe celular në dorë, duke kërkuar ndonjë kanal më afër së vërtetës, se ç’po bëhet me 4 Klanet Mafioze, a po nisin arrestimet VIP, apo çfarë? Dy prej katër kapove, Ilir Meta e Sali Berisha, janë ngujuar bashkë në “Shtëpinë e Lirisë”.
Ilir Meta është Presidenti që ka vjedhur çdo varfanjak të Republikës. I vetmi në botë në llojin e tij. I vetmi president për gjuhën e ndyrë, ngërlleshjen e gjestikulacionet prej idioti përballë drejtësisë. Një “egërsirë” që trëmb çdo prokuror, media, politikan, sa askush s’guxon ta pyesë, a mund të shpjegohesh nga ju erdhën këto pasuri zotëri?!





Megjithatë, kjo është pyetja që e tërbon. Ngulin këmbë ata që s’kanë ç’humbim më, të vjedhurit, të shtypurit, viktimat e tij. Ata janë zëmëruar shumë dhe kërkojnë t’u kthehet ç’u ka vjedhur Presidenti i tyre.
Zëmërimi i turmave ka ç’organizuar organizmin e jetesës, komunikimit dhe logjistikës së përditshmërisë. Në çdo hap, në çdo ekran, në çdo komunikim, përmend turmat, që i quan populli im.





Nuk i vjen ky tension nga votimi i Parlamentit për ta shkarkuar, por nga turmat dhe amerikanët që zemërimin e bëjnë perceptim e perceptimin ligj. Se kështu ndodh kudo, apo jo? Ligjet i bëjnë shumicat.
Shumica e do në burg Ilir Metën.
Çdo shqiptar rri me pult dhe celular në dorë, duke kërkuar ndonjë kanal më afër së vërtetës, se ç’po bëhet me 4 Klanet Mafioze, a po nisin arrestimet VIP, apo çfarë? Dy prej katër kapove, Ilir Meta e Sali Berisha, janë ngujuar bashkë në “Shtëpinë e Lirisë”.
Ngjan ky fakt si asgjë, por është shumëgjë.
E ndjejnë të dy rrezikun.
Këta s’kanë frikë të vetët, por amerikanët. Tërbimi i tyre s’ka substance shqiptare fare. Këtej nga fshati i milionerëve, të tërë janë bashkë, hajdutë, aniamerikanë. Punët e tyre janë vetëm të vjedhin, të sundojnë, të ndërrojnë nganjëherë portat e pushtetit dhe të pengojnë “valët” e “Shtëpisë së Bardhë”, duke futur duart sa munden andej nga “antena” që shpërndan lajme se në cila vënde janë “Peshqit”.
Saliu, gënjen veten sikur ka hapur një gjyq kundër Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, kurse Meta bën të njëjtën gjë, me gjoja një padi kundër Parlamentit apo një ankesë në “Shtëpinë e Bardhë për ambasadoren Yuri Kim.
Të dy merren me atë ç’u kap “antena” turmave. Se realiteti i vret këta.
Berishës nuk i ecën më tej gënjeshtra se po bëhet një vit që e ka lëshuar. Gënjeshtra e Ilir Metës po, sapo u nis për rrugë.
Meqë jemi në rrugë, rrugët janë mbyllur. Sot çdokush e di se aksidentalisht kemi në Olimp një President, hajdut trim që ka frikë burgun.