Lajmet E fundit

‘Më lër të flas o vëlla’/ Donaldi përplaset ashpër me Ilirin

Debati është ndezur sërish mes Ilirit dhe Donaldit në shtëpinë e Big Brother VIP.
Një deklaratë e Donaldit për gruan e Ilirit ka bërë që tonet të ngriten mes dy banorëve. Donaldi i kishte përmendur tradhtinë që Iliri i bëri gruas së tij.

Iliri iu përgjigj duke i thënë që edhe ai mund t’i përmendte diçka Donaldit, por nuk e bën për shkak se ai ka një të dashur në krah, Beatrixën, duke nënkuptuar këtu lidhjen e tij me Bora Zemanin. Balerini shqiptar tha se edhe pse e kishte në majë të gjuhës ta thoshte këtë gjë, ai zgjodhi të mos e bënte asnjëherë.Donaldi: Iliri është një njeri që e vlerësoj, me përlen të flas për të. Është një njeri që ndryshe thotë e ndryshe bën. Ndihem si buf se kam qenë ai njeriu që kam dash ta bëj një muhabet më shumë me të.
(Ndërhyn Iliri)

Donaldi: A do më lësh të flas o vëlla? Shikoj një Ilir i cili më flet aty në tavolinë se cfarë mendimesh kam unë, flas për marrëdhëniet e mia dhe ccohet Iliri dhe shkon te dhoma e rrëfimit e thotë ky është i pazëvendësueshëm. Ti vëlla i dashur, është afruar fundi, je në finale dhe ti po kënaqësh sepse në atë televotim nuk isha unë. Nuk më duket normale që nga një situatë të flasësh në Prime. Uë s’jam budalla. Për punën e epiteteve nuk më vjen mirë që ai i përdor. Fyerje do presësh kur ti fyen e vendos epitete. Ti je i miri nënës, je i pafajshëm.

Iliri: Ne kemi bindje shumë të ndryshme për gjërat