Lajmet E fundit

Moníkɑ Kɾyemɑdhí “sheɾɾ” me Gɾídɑ Dʋmën: “S’meɾɾem me kʋ*vɑ që hɑnë b…”

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka folur për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit dhe prioritetet e PD në këto zgjedhje.
Deputetja e PD tha se objektivi është që të fitohen të 6 bashkitë, ndërsa nuk nguroi të sulmojë LSI, duke thënë se mbijetoi nga partitë e tjera dhe se po përfiton nga gjaknxehtësia e demokratëve në këtë moment krize.

“LSI është një parti që mbijetoi mes partive të mëdha. Po përfiton nga gjaknxehtësia e demokratëve dhe nga mënyra se si po i tërheq Berisha ata pas vetes, pa diskutim.
E kam parë veten të goditur dhe të copëtuar në masën 100%. Në politikë nëse tregon se ke debulesë, nuk je për atë punë. Në politikë çdo gjë është test. Se kthehesh në meme.
Çdo gjë në politikë është test. Por a është testi i PD? Jo nuk e besoj këtë. Nuk e shikoj dot PD siç është tani.

Unë punoj për bashkimin e jo përçarjen. Ata s’janë kundërshtarët e mi, e kam për atatë Foltores. Unë do të vazhdojë të luftoj për këtë.Nuk duhet të jepet mesazhi që për hir të njërit apo tjetrit ne shkatërrojmë shtëpinë. Kjo krizë është e përkohshme”, u shpreh Grida Duma.

Pas sulmeve të Dumës, ka reaguar Monika Kryemadhi.

E pyetur nga gazetarët për sulmet e deputetes së PD, Kryemadhi tha:

“Nuk merrem me ku*va që hanë burra.

Unë kam veç një këshillë për gratë e Bashës, të kenë kujdes e të mos merren shumë me LSI-në, ndryshe do u nxjerr të palarat”.

Nga LSI, Grida Dumës iu përgjigj edhe Elona Guri.

“Sot, Grida në panik duke e parandjerë rezultatin e 6 marsit sulmoi LSI duke zëvendësuar Gazin në rolin e tij të përditshëm. Grida, për t’i ardhur në ndihmë Lulit, aleatit më besnik të Ramës dhe Rilindjes, bëri një diversion të pamoralshëm për votuesit dhe anëtarët e PD-së duke përdorur si tabelë Lëvizjen Socialiste për Integrim.