




Hapja e arkivave të Stambollit ka bërë që në ditë të dalin koleksione të jashtëzakonshme të fotografive të Pietro Marubit gjatë periudhës Osmane. Ato janë ekspozuar për herë të parë në qytetin e Shkodrës ndërsa kanë ngjallur interes të lartë për përmbajtjen e tyre.
Një koleksion i jashtëzakonshëm fotografish që mbajnë firmën e Pietro Marubit dhe fotografëve të periudhës Osmane, erdhi nga Stambolli drejt Shkodrës.





Ekspozita e çelur në mjediset e muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi”, e njohu publikun me imazhe të pa publikuara më parë, të cilat janë pjesë e arkivës së Sulltan Abdyl Hamitit II.
Ishte puna kërkimore e drejtorit Luçjan Bedeni, që nxori në dritë pasurinë që mbanin arkivat në Turqi, e që lidheshin pikërisht me Shkodrën e Shqipërinë, asokohe nën sundimin e perandorisë.





Luçjan Bedeni: Besoj se edhe përmes kësaj ekspozite ne kemi një dëshmi tjetër shumë të rëndësishme për të kuptuar peshën e këtij fotografi që kalon kufijtë e Shqipërisë.Kjo ngjarje artistike merr vlera të rralla edhe për vetë mesazhin që përcjell.
“Këtij italiani të kulturës shqiptare në Stamboll ka thyer për ne të gjitha mendësitë.”
“Marrëdhëniet dypalëshe shumë të mira që gëzojmë sot, marrin forcë nga historia e përbashkët, kultura dhe lidhjet rrënjësore mes popujve tanë. Miqësia mes turqve dhe shqiptarëve e lindur afërisht 6 shekuj më parë, aktualisht vazhdon të ndikojë pozitivisht të sotmen tonë”.
Dalja në dritë e këtyre imazheve na bën të kuptojmë rëndësinë që studioja fotografike e Marubit kishte marrë në Shqipërinë e asaj kohe ndaj dhe sot ky koleksion ekspozohet krah fotografëve më të famshëm të Periudhës Osmane.