Lajmet E fundit

Presidenti ngatërron zarfat: letrën e “Shtëpisë së Lirisë” ja dërgon >>>

Tek “Shtëpia e Lirisë” Ilir Meta ankohet për Kimeten, seksere e Edi Ramës që nuk i duhet Shqipërisë; ndërsa tek letra për “Shtëpinë e Bardhë”, diplomatja Yuri Kim po spekullon me besimin e “Shtëpisë së Bardhë” e ata nuk dinë gjë prej gjëje.
Që te hajdutët në njërën shtëpi, të bëjë garipin e sistemit, ndërsa në tjetrën viktimën e sistemit.

Ndryshon pak teksti, por nënteksti është një. S’janë dakord milionerët të bëjnë transparencë pasurie. S’janë dakord me politikat e përfaqësueses së “Shtëpisë së Bardhë” për sekuestrimin e gjësë së vjedhur nga të ashtuquajturit “Peshq” të Mëdhenj.
Tek “Shtëpia e Lirisë” Ilir Meta ankohet për Kimeten, seksere e Edi Ramës që nuk i duhet Shqipërisë; ndërsa tek letra për “Shtëpinë e Bardhë”, diplomatja Yuri Kim po spekullon me besimin e “Shtëpisë së Bardhë” e ata nuk dinë gjë prej gjëje.

Po ç’ka Presidenti që shkruan letra?

Çfarë ka Ilir Meta e di çdo shqiptar. Vjedh, grabit, mashtron, dhunon e vret pa ju skuqur fytyra. Pikërisht në fytyrën verdhacuce të ekonomisë, i ka ngulur “thonjtë”.

Atë që duhej të përkrahte, e denoncon si të papranueshme.

Drejtësia, s’ka fare rrugë andej nga pronat e tij, se është Ilir Meta ky, prandaj.

Për pasuri i shkruan “Shtëpisë së Bardhë”.

Ankesa e Presidentit nis në pikën zero.

Pse? Për dy arsye. E para, gjithë shqiptarët vijnë nga fukaralleku, nga pika zero. Asnjëri s’kishte prona por politikanët kanë pasuri, asnjëri s’kishte rroga, por politikanët kanë miliona dollarë.

E dyta, megjithëse kanë kapur shifra andej nga kulmet gjithkush i shumëzon me zero sot kapot e 4 Klaneve Mafioze që drejtojnë 20 familjet kriminale.

Njëri prej tyre është Ilir Meta, apo jo?

Iliri, Saliu, Fatosi, Edi, sa kohë i kanë duart të palidhura me hekura, “hekurosin” pasuri të fshehura. Presidenti i Republikjës për shëmbull, megjithëse vjen nga zero, ka fshehur pasuri në Shqipëri, Angli, Zvicër, Amerikë, Kroaci, Rusi, Parajsa Fiskale, Qipro e deri në Malajzi.

Si pikë kulmore të mundësive për pasurim me rrogë shteti, Iliri dhe Monika, shënojnë me duart e veta në formularët e vetdeklarimit, mbi 10 milion euro.

Me këto miliona ç’ka Kimetja?

Të mos guxojë ta zërë me gojë pasurinë e asnjërit prej Klaneve Mafioze. Nuk ka faj Ilir Meta se ajo është e varfër. Rrogën e gjithë jetës së saj, Meta e kap me një tender publik. Po shënoi në bllok 700 000 euro, zëre se u futën në bankë. S’ka rëndësi a kalojnë tek Ilir Meta, emri që nënshkruan dokumentat zyrtar të shtetit, apo tek Ilir Metaj, emri i Presidentit të Republikës që ekziston në Regjistrin Themeltar të Shtetit që ditën e betimit.

Ka ndodh një “ngatërresë” e vogël.

Anjë media, nuk e zë me gojë këtë skandal të paparë në historinë e kësaj bote. Kur ky, që ka shumë emra e mbiemra, është emëruar President, ka qënë Ilir Metaj, kur është shkarkuar, ka qënë tjeterkush, fiks Ilir Meta.

Për këto i shkruan letra Ilir Meta.

Në “Shtëpinë e Bardhë” ankohet se ambasadorja Yuri Kim ka inat të pasurit. Në “Shtëpinë e Lirisë” flitet shkoqur. Për procedura. Qënka bërë një gabim “padashje”. Parlamenti Shqiptar ka votuar President Republike shtetasin Ilir Metaj, por po ky Parlament ka shkarkuar nga detyra Presidendin Ilir Meta. Pra, logjikisht, nuk ka forcë juridike shkarkimi. Tjetërkush është zgjedhur President i Republikës së Shqipërisë e tjetërkush është shkarkuar.

Këtë problem, sipas Ilir Metës, duhet ta diskutojë Kimetja me të “Shtëpisë së Lirisë”, por ende jo Yuri Kim me të “Shtëpisë së Bardhë”.

Sa për pasuritë, Presidenti i “pastron” thjeshtë.

Ka ndjekur shembullin e ish- kryeprokurorit Adriatik Llalla ky. Ja, në vitin 2003, në Golem të Kavajës, ka blerë me kredi një shtëpi për 60 000 dollarë.

Po sa e ka shitur thoni ju?

Pa bërë asnjë investim, në vitin 2006, e ka shitur fiks 300 000 euro.

Ja, kështu, shit-blej e blej-shit, ka bërë pasuri sa është fryrë, Ilir Meta.

Për etikë, këto dokumente shitblerjesh, kur i bëjnë zyrtarët, nuk mund të ketë Perëndi, as Kimete, as Yuri Kim, që i kanalizon si mashtrime, korrupsion, pastrim parashë që e kanë amën tek krimi i organizuar e prokurimet publike.

Deri këtu mirë. Por i rrëshqiti gishti në një klikim. Pasi i qau dy letra me “lotë”, Presidenti ngatërrohet, letrën e “Shtëpisë së Lirisë” ja nisë “Shtëpis së Bardhë”, ankohet për Kimeten!

Por dikush pëshpërit se ka ndodhur një aksident. Skandal thuaj.

Presidenti ngatërron zarfat, letra e “Shtëpisë së Lirisë” shkon në “Shtëpinë e Bardhë” dhe ankohet për Kimeten!