Lajmet E fundit

Pse Rama, Berisha e Basha po heshtin, për falsifikimin e …

Skenar anti-SHBA i trekëndëisht të zi/ Tashmë, kanë mbetur dhe 40 ditë nga mbarimi i mandatit zyrtar të Ilir Metës, mbasi më 1 prill natën e darkës së ngjalave, fillon procedura për zgjedhjen e presidentit të ri, e cila mbyllet brenda datës 20 prill. Por nuk do jetë çudi, që Rama i pazarave të pista e kriminale dhe politikani e kryeministri pa skrupuj moralë, ta propozojë për një mandat tjetër presidencial, “tutorin” dhe bashkë-hajdutin e tij Ilir Meta

Më 19 janar 2022, “Pamfleti” paralajmëroi se Edi Rama është skenaristi anti-SHBA, për mos-shkarkimin e Ilir Metës, duke krijuar rrethana për ta dështuar si proces në Gjykatën Kushtetuese.
Këtë e provoi loja e Kuvendit, bërë me afatet kohore për krijimin dhe fillimin e aktivitetit të Komisionit hetimor, me dy vendime dhe me dy data të ndryshme, duke dorëzuar qëllimisht në Gjykatën Kushtetuese, vetëm vendimin me datën e paligjshme.
Nuk mund të mendohet e pranohet, se është lapsus i Gramoz Ruçit e Edi Ramës, por “llogari me laps në dorë” e bërë bashkë me Ilir Metën, për të krijuar mundësinë anti-ligjore që të mos e shkarkojnë.
Edi Rama po hesht sepse është pikërisht ai, urdhëruesi i kësaj loje që bëri dhe me komisionin e parë “Manja”, të nisur më 9 korrik 2019 e mbyllur më 20 korrik 2020 pa e shkarkuar Ilir Metën.
SHBA duhet të di, se edhe sikur 100 komisione të tjera parlamentare të krijojë Edi Rama deri më 24 korrik kur Ilir Metës i mbaron mandati, do t’i dështojë qëllimisht të gjitha, mbasi është mbrojtës i Ilir Metës, i mpleksur në shumë krime me të.

Kryeministri e di rregulloren e Kuvendit dhe përcaktimin kushtetues, por nuk do që ta shkarkojë Ilir Metën, pasi kryemafiozi i presidencës është ortaku dhe tutori i tij politik, kriminal e financiar, me të cilin i ka nisur zullumet qysh në vitin 2000 me lejet e para të ndërtimit në Tiranë.
Për këtë falsifikim e skandal të Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit, po hesht Sali Berisha, “plaku digjital” që denoncon edhe djegien e supës nëpër kopshte fëmijësh; mbasi dihet që është palë në krime e korrupsion me Ilir Metën dhe bashkëpunëtor në pazare me Edi Ramën.
Pronari i foltores dhe kryeplaku i “Shtëpisë së Lirisë”, Sali Berisha, po hesht ndaj këtij falsifikimi, mbasi autori firmëtar e zbatues i skenarit të Ramës është Gramoz Ruçi, i cili i ka Saliut dosjet e sigurimit të shtetit.

Por dhe Sali Berisha ia ka shpërblyer, me mbylljen e dosjes së përgjakur të 2 prillit në Shkodër dhe shfuqizimin e dekretit presidencial të 29 prillit 1995, që ndalonte Gramoz Ruçin të riciklohej në politikë, nga që ishte ish-spiun sigurimi.
Çudia është, se për këtë skenar mafioz anti-SHBA të “Trekëndëshit të Bermudës” Rama-Meta-Berisha, po hesht dhe Lulzim Basha, i cili është distancuar publikisht prej tyre, duke i quajtur “turpi dhe llumi” korruptiv e kriminal i tranzicionit.
Mund të ketë motive familjare, ngaqë vjehrri i tij ndjestë pastë dhe Gramoz Ruçi janë kushërinj e dy herë krushqi, por kjo anësi e zhvlerëson pozicionin e tij krah platformës së SHBA dhe i nxjerr kallajin parullës së re të PD: “Zgjedhim të Ardhmen”.
Komisioni i parë për shkarkimin e Ilir Metës, ishte 1 vit tollovi dhe në fund u mbyll me vendimin qesharak, se ai nuk e kishte shkelur Kushtetutën; ndërsa ky komision qenka bërë me data false.
Tashmë, kanë mbetur dhe 40 ditë nga mbarimi i mandatit zyrtar të Ilir Metës, mbasi më 1 prill natën e darkës së ngjalave, fillon procedura për zgjedhjen e presidentit të ri, e cila mbyllet brenda datës 20 prill; por nuk do jetë çudi, që Rama i pazarave të pista e kriminale dhe kryeministri pa skrupuj moralë, ta propozojë për një mandat tjetër presidencial, shefin dhe bashkë-hajdutin e tij Ilir Meta.