Përtej teatrit politik, ndarjeve fiktive, foltoreve dhe kërcënimeve, kokat e politikës shqiptare vijojnë të ruajnë unitetin përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SPAK-ut dhe shumicës së shqiptarëve, të cilën duan shporrjen e kësaj kaste mafioze politike një orë e më parë. Tregues i këtij uniteti është një ‘puç’ procedural i ‘kocit të vjetër’ të politikës shqiptare dhe Sigurimit të Shtetit, Gramoz Ruçi, për të shpëtuar Ilir Metën nga shkarkimi si president, për përdhunimin 5-vjeçar të Kushtetutës së Shqipërisë dhe cenimin e marrëdhënieve me Perëndimin.

Ka dyshime të forta se ky marifet është bërë me qëllim nga Gramoz Ruçi, për të shpëtuar Ilir Metën nga shkarkimi. Ruçin, Metën dhe Berishën i bashkon lufta ndaj SHBA-ve. Besohet se ndërprerja e karrierës politike e Gramoz Ruçit ka ardhur pas një një sinjali nga SHBA, kur paralajmërohej shpallje non grata. Duke njohur rregulloren e Kuvendit dhe duke e ditur afatin prej 48 orësh, Ruçi e ka futur propozimin e Komisionit të Ligjeve në votim, në shkelje të rregullores, duke i dhënë një alibi Metës për të shpëtuar.
Sot Ilir Meta po përdor pikërisht këtë shkelje për t’i shpëtuar shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata pritet të konstatojnë shkeljen e Kushtetutës nga Meta, por mund të rrëzojë vendimin e Kuvendit për ta shkarkuar si President, pikërisht për shkak të marifetit të Gramoz Ruçit.