Lajmet E fundit

“Pusho! Mua nuk më flet dot kështu!” video e takimit brenda Kuvendit. Banorët e ‘5 Majit” demaskojnë Ramën: Nuk na dëgjoi

Në rrjetet sociale qarkullojnë video të takimit brenda ambienteve të Kuvendit të kryeministrit Edi Rama dhe një përfaqësie prej 3 personave që ishin në protestën para kuvendit të banorëve të “5 Majit” dhe të Laprakës.
Njëra nga gratë denoncon se takimi ishte thjesht propagandë dhe se nuk i ka dëgjuar.
“Regjistroi për vete dhe nuk na dëgjoi “ thotë banorja.

Ndërkohë që dëgjohet Rama duke i thënë Nënë Lizës se kur ai është përballë nëna nuk fliste dot ashtu.
“Pusho! Protestuesja tregon çfarë tha Rama
Laureta Nikolli e cila ishte në takimin me Ramën brenda kryesisë së Kuvendit tregoi për gazetarët bisedën me Ramën. Ajo tha se e kishte paralajmëruar se do e ndiqte çështjen deri në Strasburg.

”Kryeministri na priti. Na ulëriti e na tha Pusho! Pusho! Po më dëgjove do më kuptosh dhe unë kuptova vetëm që tha Pusho dhe përplasi dorën në tavolinë Kaq tha. I thashë zoti kryeministër kur të mbarosh fjalën do na dëgjosh, na tha patjetër por pasi mbaroi fjalën nuk na dëgjoi dhe iku. Kur e pyeta kur do bëhet akt marrëveshja më tha kur të bëhet” tregon Laureta në një prononcim për gazetarët nga Bashkia e Tiranës ku dhe u zhvendosën për të vijuar protestën.

Kontratë jo fjalë në hava
Banorët janë spektikë dhe dyshojnë se e gjitha është propagandë ndërsa kërkojnë një kontratë marrëveshje për banesat e tyre.

Banorët duam që të shkruhet në kontratë se kur do e marrin pronën por për këtë nuk kanë asnjë përgjigje. Dhe debati vijoi dhe pas përfundimit të takimit jashtë kryesisë.

“Sigurisht që këto janë fjalë, ato që unë lexova janë letra të pafirmosura. Do të ulen banorët do të lexojnë letrat do firmosin. Këto marrëveshje do të regjistrohen në Kadastër si detyrim shteti ndaj banorëve dhe në momentin kur mbaron ndërtimi e shtëpia është gati, do futen në shtëpi. Kërkesa që e duam shtëpinë siç e kemi nuk mund tia zgjidhim dot “ tha Edi Rama në prononcim pas takimit në kryesinë e Kuvendit.

Nënë Liza e replikoi: Nuk dua fjalë në hava. Dua kontrata e firma. Pse më lëtë ta ndërtoja shtëpinë para 30 viteve”

Edi Rama: E do shtëpinë tani këtu po nuk ta sjell dot.

Nënë Liza: Asnjë garanci i merr fjalët era.