Lajmet E fundit

E vërteta e trilionë eurove të Ilir Metës që ka zbuluar SHBA?!

Nëse bëhet fjalë për shifra të tilla fantazmagorike, atëherë jemi në kufirin e një lajmi supër pozitiv për Shqipërinë, e cila në ditën më të mirë e ka pasur buxhetin e saj deri te 5 miliard euro. Nëse shkojë tek këto shifra, sipas të gjitha gjasave mund të themi “mirupafshim varfëri”.

Pas deklaratës së avokatit Spartak Ngjela për interceptimin e një shume marramendëse në llogaritë offshore nga SHBA, e që i takojnë Sali Berishës e Ilir Metës, thuajse nuk ka pasur asnjë koment tjetër në mediat shqiptare.
Gazeta Sqiptare u interesua për atë se sa afër realitetit janë këto qëndrime, e një burim shumë i rëndësishëm diplomatik theksoi se “është e vërtetë se kemi të bëjmë me shuma të mëdha, që agjenci të rëndësishme ligjzbatuese kanë arritur të interceptojnë”. Ai nuk bëri të ditur shumën, por pohoi se bëhet fjalë për shifra marramendëse.

Në këtë operacion janë përfshirë që nga FBI-ja Amerikane, Interpoli, por edhe agjenci të rëndësishme inteligjente që nga Britania e Madhe e Gjermania. Mësohet se shumat e parave janë interceptuar në segmente të ndryshme depozitimi parash offshorë, pjesa më e madhe e tyre në vendet e Azisë, si Tajlandë e Singapor, por edhe Malajzi e Indonezi. Ndërkaq, edhe në Qipro edhe Afrikën e Jugut është arritur të gjenden llogari të rëndësishme të parave që janë nisur nga Shqipëria.

Pas interceptimit, do të duhet, që në bazë të të dhënave që u janë referuar autoriteteve shqiptare, përkatësisht SPAK, prokurorët dhe punonjësit e BKH-së, së bashku me të dhënat përkatëse, duhet të dorëzojnë në vendet ku ndodhen llogaritë, kërkesën ligjore nga një gjykatë shqiptare, për sekuestrimin e këtyre pasurive.
Por që të bëhet kjo procedurë, do të duhet që SPAK të nisë hetimet paraprake ndaj zyrtarit në fjalë, përkatësisht Ilir Metës.

Në kushtet që ky i fundit është President i Republikës, nuk ka mundësi që të nisë një hetim, përveç një rasti flagrant. Por ekziston edhe rruga tjetër, që me kërkesën e drejtësisë shqiptare, përkatësisht SPAK, t’i kërkohet drejtësisë së vendeve përkatëse, që të zbardhë nëse llogaritë bankare janë në pronësi të shtetasit shqiptar Ilir Metaj apo jo. Nëse drejtësia e vendeve përkatëse e kthen përgjigjen, atëherë SPAK mund të ndërhyjë edhe në kushtet e flagrancës. Por sekuestrimi i atyre pasurive bëhet vetëm me vendim të një gjykate shqiptare të formës së prerë, pra të paktën nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Nëse bëhet fjalë për shifra të tilla fantazmagorike, atëherë jemi në kufirin e një lajmi supër pozitiv për Shqipërinë, e cila në ditën më të mirë e ka pasur buxhetin e saj deri te 5 miliard euro. Nëse shkojë tek shifra trilionë, sipas të gjitha gjasave mund të themi “mirupafshim varfëri”. Por nuk mundet më që buxhetin e shtetit ta administrojë kjo klasë politike. Është rreziku se do ta vjedhë prapë…