Lajmet E fundit

Edi Rama mes Ma.fi.a.s dhe Amerikës; mirë me Saliun e mirë me Yurin

Ma.f.ia, koha, Amerika, shqiptarët, sillen e mbështillen rreth një objekti që të gjithë e shohin dhe e njohin mirë; rreth pasurive që kanë grabitur në 30 vjet, 4 klanet mafioze që drejtojnë 20 familjet kr.imi.nale. Kryeministrin e ka kapur M.af.ia. Është i detyruar të bëjë lojë antiamerikane. Nëse s’bindet, i rrezikohet pushteti dhe jeta. Ndërkohë, kryeministrin e kanë kapur edhe amerikanët. Duhet patjeter të shpartallojë M.af.ian. Ndryshe i fluturon pushteti, i mbaron liria dhe i sekuestrohet pasuria.

Ka vërtetë hall, është mes dy “zja.rre.ve”. Prandaj nuk qeveris ky, as mund të qeverisë kurrë, prandaj ka frikë transparencën e pasurisë ky, prandaj loja e tij politike bie erë të keqe dhe lexohet edhe nga analfabetët, si hile prej një trutredhuri. Ma.fi.a, koha, Amerika, shqiptarët, sillen e mbështillen rreth një objekti që të gjithë e shohin dhe e njohin mirë; rreth pasurive që kanë gra.bit.ur në 30 vjet, 4 klanet mafioze që drejtojnë 20 familjet krim.ina.le. Kryeministri, në perceptimin dhe akuzat e shqiptarve, është kapoja i njërit prej 4 klaneve ma.fi.oze.

A themi të vërtetën? E vërteta kokëfortë është se shqiptarët presin me padurim arrestimin e antiamerikanit dhe pasanikut Sali Berisha. Por nuk është ky më i famshmi i kësaj fushe kurrsesi. Edhe kjo dihet. Mbi Saliun, për antiamerikan e hajdut rri kryeministri. Edhe përmbi kryeministrin është një klan më famoz, Presidenti i Republikës Ilir Meta. Dihen këto publikisht, apo jo?

Pse dihen këto? Sepse Ma.f.ia ka hierarki. Parlamenti s’ka parlamentarë, por pasanikë maf.ioz.ë e idiotë me tituj shkencorë. Votimin për zgjatjen e verimtarisë së Komisionit të Vetting-ut deri në fund të vitit 2024, Edi Rama nuk e donte dhe nuk e do. Nuk e do, sa kohë po i shmanget Vettig-ut të politikanëve.
Kryeministri është mes Ma.fi.as e Amerikës.
Për të mashtruar amerikanët se pushteti e krimi nuk do ta bëjnë tani e mbrapa rrugën bashkë, luan me hile. Siguron në Parlament, aty ku gati të tërë janë për burg, demonstrim suksesi fallco. Në anën e madaljes ku bën “shënime” Amerika, lë ca gjurmë Edi Rama. Zgjatja e Vetting-ut kalon me 118 vota pro.

Ligjirisht do “siten” pasuritë e “peshohen” mëkatet e 30 viteve të fundit, efektivisht do të mbrohen Ilir Meta, Sali Berisha, Fatmir Mediu e të tjerë si këto.

Në anën tjetër, ku “shkruan” mafia, ka hapësirë veprimi për kryeministrin.

Në momentin e votimit iku. Nuk e dha votën e vet pro Vetting-ut ky hileqari.

Edi Rama s’është ky i barcaletave, as ai që betohet para Amerikës, as i binduri i Maf.ia.s.

Rama është edhe Djalli edhe Halli i kohës.

Në kodime i ngjan asaj nuses së bukur të asaj asaj këngës “Mirë me vjehrrën, mirë me burrin, llaf i mirë moj, zbut dhe gurin”.

Po në ç’kodimë kush është ky kodosh?

Pak e vështirë, por koha sot është kjo: Rama mes Ma.fia.s dhe Amerikës, mirë me Salën, mirë me Yurin…