Lajmet E fundit

Mbrojtja her.oi.ke e Janinës…Në prag të Luftërave Ballkanike, qyteti i Janinës kishte një rëndësi të madhe…

Nga Hasan Bello*
Mbrojtja e Janinës në vitet 1912-1913 është një nga ngjarjet më të rëndësishme. Kjo për fak.tin se aty shfaqen plot dramacitet faqe të panjohura të qëndresës, her.oi.zmit, por dhe dobësitë e shqiptarëve.Në prag të Lu.ftë.rave Ballkanike, qyteti i Janinës kishte një rëndësi të madhe për disa shtete.

Ndërsa për Perandorinë Osmane ishte qendra administrative e një vilajeti, për shqiptarët ajo ishte kryeqendra e Shqipërisë së Jugut. Pavarësisht përbërjes etnike dhe përplasjeve historike, grekët e konsideronin atë si një vatër të helenizmit. Sipas tyre, Janina ishte qendra e Epirit të Veriut. Këtë pretendim, ata e kishin shtruar zyrtarisht që në Kongresin e Berlinit (1878).

Për forcat greke Janina përbënte një zonë strategjike. Ajo ishte një pikë kyçe për depërtimin e tyre në Shqipërinë e Jugut. E rrethuar me male nga disa anë dhe me liqen e zona kënetore nga ana tjetër, qyteti ishte një fortifikatë natyrore. Megjith raportin e hartuar nga oficeri gjerman Goltz Pasha, sipas të cilit mbrojtja e Epirit varej nga zotërimi i këtij qyeti, nga pikpamja ushtarake fortifikimi i Janinës linte për të dëshiruar.

Sipas këtij raporti, që ishte një plan i detajuar për mbrojtjen e qytetit, vija luftarake kishte një gjatësi prej 36 km. Në raport parashikohej se në pamundësi të marrjes së qytetit me luftë, ushtria greke do të përpiqej ta rrethonte dhe të ndërpriste rrugët e furnizimit me ujë, ushqime dhe mun.ic.ion.

‍Me fillimin e luf.tës italo-turke në Tripoli, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Osmane më 16 shtator 1911 e transferoi Esad Pashë Janinën (oficer me origjinë shqiptare, babai i të cilit kishte qenë për disa vite kryetar bashkie në Janinë) me detyrën e Komandantit të Përgjithshëm. Menjëherë ai inspektoi situatën dhe har.toi një memorandum (dhjetor 1911). Ai parashtroi masat që qeveria osmane duhet të merrte për mbrojtjen e qytetit nga ushtria greke. Megjithëse punimet për fortifikimin e Janinës kishin filluar që në maj të vitit 1910, deri pak muaj se të fillonte lufta ato nuk kishin përfunduar. Në prag të Luftërave Ballkanike, nga pikëpamje e fortifikimit dhe e furnizimit me municion, qeveria osmane nuk i kishte dhënë rëndësinë e duhur Janinës.