Lajmet E fundit

Per ideal të partisë, Më jep pak farë kosi etj, shprehjet që nuk i përdorim më

Nga ROLAND QAFOKU
Kuptimi që kishin dikur dhe përse nuk janë më pjesë e fjalorit

Nëse një të riu sot, do ta uronim me fjalët “t’u bëftë gj.ak e dhjamë”, do kuptojë se po i urojmë më të keqen e mundshme. Kjo frazë e dalë nga zhargoni i vjetër, sot e përkthejmë fjalë për fjalë: t’u bëftë kolesterol. Nëse një të riu do t’i thoshim se, x person të merr gja.k në vetull, natyrisht ose do ta marrë atë për kan.i.bal ose ne pëlqejmë kan.iba.lët. Dikur, kjo fjalë kishte kuptimin e zotësisë, trimërisë dhe që arrinte gjithçka. Por sot, kjo fjalë është zhdukur nga fjalori dhe ke shumë pak shanse ta dëgjosh. Pas rrëzimit të komu.ni.zmit, janë me dhjetëra e qindra fraza që nuk përdoren më. Ato kanë mbetur fosile të atij regjimi që shoqëria jonë u mësua t’i përdorë në komunikim. Por në rrethanat e sotme, nuk kanë vlerë. Ja shprehjet më tipike, të cilat nga viti 1990 e deri më sot, ose janë rralluar në përdorim ,ose nuk përdoren fare.

T’u bëftë gj.ak e dhj.amë!
Kishte kuptimin që, ushqimin që po haje, të shërbente për t’u shëndoshur. Dhe kjo frazë përdorej kur uroje dikë që hante. Nëse sot, kjo frazë do përdorej, do kishte kuptimin se do të bëhej kole.ste.rol. Një problem që sot është kaq shqetësues për masën e shoqërisë. Ndryshe ishte dikur. Popullsia që në përgjithësi ishte e dobët, kishte nevojë ndoshta edhe për kole.ster.ol

Të merr gj.ak në vetull!
Përdorej për dikë që ishte i zoti dhe bënte gjithçka. Sot, nëse dikujt do t’i drejtoheshim me këto fjalë, do na merrte për kanibal. Në fakt, nëse e mendon si veprim fjalë për fjalë, është shprehje e tmerrshme, por në atë kohë, përdorej shpesh, por madje edhe në letërsi dhe këngë.

Si ves.h.ka në mes të dhj.am.it
Përdorej për njerëzit që jetonin shumë mirë. Dikush që jetonte mes të mirave dhe për ta treguar këtë, artikulohej ve.sh.ka, që në këtë rast është e rrethuar me dhjamë. Në ditët e sotme, vetë fjala dhj.am, ka kuptim negativ.