




Më 4 tetor 1818, në Ribera, Sicili, Itali, lindi Françesko Krispi, kryeministri parë i Italisë me origjinë arbëreshe.
Konsiderohet si njëri nga arkitektët e bashkimit të Italisë në vitin 1860. Në banketin që shtroi me 25 tetor 1887 në Torino, Françesco Krispi foli për të drejtat e popujve dhe theksoi nevojën për shpalljen e autonomisë së Shqipërisë, pa der.dhur gj.ak, duke thënë se: Shqipëria nuk është sllave; është një komb që ka një personalitet të vetin, që ka gjuhë e zakone të vetat, kujtesë e origjinës pellazgjike.





Shqipëria ka në vetvete të gjitha elementet për një shtet pavarur, më mirë se sa i kishte Serbia dhe Bullgaria – dhe duke i lejuar të njëjtën vetë-qeverisje, Evropa do të bënte një vepër qytetare. Në një telegram të vitit 1895 për çështjen shqiptare, Françesko Krispi tha për origjinën e tij se ai ishte “një shqiptar me gj.ak dhe zemër” dhe një italo-shqiptar nga Sicilia.
Në 1861 kandidoi për eks.tremin e majtë në Palermo, por humbet. Megjithatë ai arrin të fitojë një vend në kuvend si përfaqësues i komunës Castelvetrano. Në këto votime u mbështet nga një mik i ngushtë sicilian, republikani Vincenzo Favara.





Krispi fitoi emërimin si anëtari më agr.esiv dhe më i apas.ionuar i partisë republikane. Por, në 1864 ai deklaroi se ishte mona.rkist me citatin e njohur “Monarkia na bashkoi, Republika na ndau”, të cilin e gjejmë edhe në korrespondencën që kishte me Mazzinin.
Në 1866 refuzon të bëhet pjesë e qeverisë Ricasoli. Pas shpalljes së lu.ftës franko-prusiane në 1870 u vu ku.ndër aleancës së mundshme në mes të Italisë dhe Francës.