Lajmet E fundit

Persefoni Treni, mësuesja e palodhur e gjuhës shqipe

Persefoni Treni, ka qenë një ndër zërat më të fortë të grave shqiptare të cilat kontribuuan me shpirt dhe me dhëmbë për çështjen kombëtare gjatë periudhës së rilindjes. Ajo u lind në vitin 1889 në Korçë dhe ishte e bija e atdhetarit të shquar intelektual Lluka Tira. Vetë Lluka punoi gjatë gjithë jetës së tij, madje dhe u b urgos për këtë, për përhapjen e gjuhës shqipe në zonën e Korçës, Beratit dhe më tej, duke përdorur librat e dërguar me plot vështirësi mërgatat shqiptare në kryeqendrat botërore. Pasionin e tij për dijen dhe dashurinë për Atdheun, Lluka Tira ia transmetoi edhe vajzës së tij, Persefoni Treni, transmeton lexo.com.al.

Persefoni Treni ishte një ndër mësueset më të dalluara në Shkollën e Vashave në Korçë dhe më vonë një nga organizatorët kryesor të shoqërisë “Ylli i Mëngjesit”, themeluar në 1909. Pas mbylljes së shkollës në Korçë ajo hapi shkollën e parë të vashave në Pogradec, ndërsa mes viteve 1925 dhe 1933 ishte mësuese në Shkollën Amerikane “Kenedi”. Persefoni ndërroi jetë në 1980, ndërsa u nderua me titullin “Mësuese e Merituar”.