Lajmet E fundit

“SHBA nuk influencohet!” Rama: Shpallja non grata e Sali Berishës 100% meritë e tij

Nga New York, ku po zhvillon një vizitë 4-ditore në SHBA, kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për media.
Në fjalën e tij, Rama ka komentuar hde shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se e gjitha është meritë 100% e tij. Ai shtoi se të thuash që qeveria e SHBA mund të influencohet nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre, do të thotë të akuzosh SHBA se janë shtet pa integritet dhe një qeveri që korruptohet për qëllime të të trevëve. Rama tha se këto janë vendime që merren me procese të mirë përcaktuara dhe nuk kanë asnjë lidhje me faktorë të jashtëm.

“Shpallja non grata e Sali Berishës është meritë 100% e Sali Berishës. për të gjitha ato që ata e kanë shpallur non grata. Të thuash që qeveria e SHBA mund të influencohet nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre do të thotë të akuzosh SHBA-të se janë shtet pa integritet dhe një qeveri që korruptohet për qëllime të të trevëve. Këto janë vendime që merren me procese të mirë përcaktuara dhe nuk kanë asnjë lidhje me faktorë të jashtëm. Nëse SHBA-të do të loboheshin kaq kollaj do ishin peng i diktaturave dhe regjimeve. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka si të ndodhë., SHBA-të kanë tjetër qasje dhe tjetër mënyrë funksionimi. Është e gjitha një farsë për të ardhur keq dhe akoma më për të ardhur keq janë ata që e besojnë. Çështjet e Sali Berishës janë të së shkuarës“, tha Rama.