Lajmet E fundit

Z hdukja e elementit mbizotërues shqiptar nga Kosturi dhe greqizimi i qytetit

Qyteti historik i Kosturit, i ndodhur afër kufirit greko-shqiptar, i pasur me një bukuri natyrore dhe një liqen me të njëjtin emër, ndonëse sot është zbrazur nga elementë të huaj për të qenë “grek”, në fakt është sunduar dhe drejtuar për shekuj nga shqiptarë të cilët e kanë populluar atë masivisht. Duke filluar nga sundimi i Muzakëve dhe Ballshajve tek bejlerët shqiptarë të perandorisë osmane, gjithçkaje i erdhi fundi me k apitullimin e perandorisë osmane dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për shkëmbimin e popullsive në bazë të fesë së tyre, transmeton lexo.com.al.

Kjo do të nënkuptonte që pjesa d ërmuese myslimane të Kosturit dhe fshatrave përreth që ishin shqiptarë në kombësi, të s hpërnguleshin me f orcë në Turqi, ndërsa shtëpitë dhe pasuritë e tyre u morën nga grekët. Një pjesë e tyre përfundoi në Turqi, disa arritën të kthehen në Shqipëri, dhe një pjesë që mbeti u detyrua d hunshëm për t’u a similuar. Ende sot e kësaj dite, prona të ndryshme të shqiptarëve por edhe të minoriteteve të tjera të zonës që u s hpërngulën, qëndrojnë të boshatisura në pritje të pronarëve të tyre të vërtetë të cilëve u mohohen të drejtat mbi ato. Si më poshtë mund të ndiqni emisionin domethënës për z hdukjen e shqiptarëve të Kosturit