Lajmet E fundit

Kriset raporti i Donaldit me Arbana Osmanin, aktori bën veprimin e papritur

Mbrëmjen e djeshme ishte finalja e madhe e “Big Brother VIP” ku fitues u shpall Ilir Shaqiri. Në media u raportua se kjo ka nxitur përçarjen e vëllezërve Veshaj me produksionin.
Së fundmi, një veprim i Donaldit ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjet. Aktori ka hequr Arbana Osmanin nga Instagrami, ndërkohë që moderatorja ende e ndjek.
Kujtojmë se Romeo dhe Donaldi kanë fshirë nga Instagrami dhe promon e emisionit që iu bë dhuratë nga produksioni i “Top Channel”, i titulluar “Më lër të flas”. Të kenë hequr dorë nga projekti?


Kujtojmë se Romeo dhe Donaldi kanë fshirë nga Instagrami dhe promon e emisionit që iu bë dhuratë nga produksioni i “Top Channel”, i titulluar “Më lër të flas”. Të kenë hequr dorë nga projekti?

Donaldi ishte një ndër pretendentët më të fortë për ta fituar ketë Big Brother, megjithatë ai nuk arriti ta merrte çmimin e madh. Kjo ka shkaktuar shumë pakënaqësi në rrjet, e sidomos te vëllai i tij Romeo.
Sipas “Iconstyle”, mbrëmjen e djeshme Romeo është përplasur me produksionin pas fitores së Ilirit. Ai, Donaldi dhe Beatrix nuk kanë shkuar as në afterparty-n e organizuar.

Kudo po përflitet se pas kësaj përplasjeje vëllezërit Veshaj kanë hequr dorë nga emisioni në “Top Channel” me titull “Më lër të flas”. Ky emision ishte surprizë për Donaldin pak ditë më parë brenda shtëpisë. (Lexo këtu) Këto aludime kanë lindur nga fakti se Romeo e ka fshirë nga rrjetet sociale promon e emisionit.