Lajmet E fundit

1932, kur SHBA ndihmonte Shqipërinë në lu.ft.ën kundër …

“The New York Herald” ka botuar, të premten e 24 qershorit 1932, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me ndihmën e amerikanëve në lu.ftën kundër malaries në Shqipëri, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

SHBA ndihmon Shqipërinë në lu.ftën kundër malaries
(Nga The Herald dhe Herald Tribune Bureau) Vjenë.
Amerikanët po ndihmojnë për të çliruar Shqipërinë nga malaria. Sipas një raporti nga Tirana, lu.fta kundër sëmundjes është riorganizuar dhe ka marrë një bazë më të gjerë.

Një komision i Institutit Amerikan Rockefeller, i kryesuar nga zoti Rak.et, ka ngritur një stacion qendror për asgjësimin e mushkonjave në të gjithë vendin.
Të gjitha ujërat e ndenjura të njohura ose të dyshuara si vende shumimi të insekteve ose drenohen (kullohen) ose bëhen të padëmshme.

Në kopshtet dhe oborret e Tiranës dhe rrethinave nuk lejohen pishina (rezerva uji). Si rezultat i parë, rastet e malaries kanë rënë me 25 për qind./Marrë nga Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).