Lajmet E fundit

Çfarë ndodh në Europë, nëse shpë.rthen lu.fta mes Rusisë dhe Ukrainës?(video)

Skenarët e lidhur me një agresion nga Rusia ndaj Ukrainës nuk janë unike, as për vendet e përfshira dhe as për pjesën tjetër të Evropës, sepse ngjarjet mund të degëzohen ende në mënyra të ndryshme. Por nëse ende nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë, fillojmë të kemi një ide më të qartë se cilat janë rrugët që tani duken të mbyllura drejt kthimit në normalitet të plotë. Për rrethin shumë të vogël të ish-agjentëve të vjetër të KGB-së që udhëheqin lëvizjet e Rusisë me Presidentin Vladimir Putin, tani është e pamundur të tërhiqen.

Tensioni mbetet shumë i lartë, dhe Europa është “sy e veshë’ për të dëgjuar Putinin të flasë para kombit. Negociatat vazhdojnë të jenë frenetike me synim për të shmangur lu.ft.ën.
Megjithatë në këtë shfaqje e forcës që synon një audiencë të gjerë, dhe Kremlinin që “po kërkon një justifikim për të hyrë në Ukrainë”, Macron- nga ana tjetër- ka thurur një rrjet diplomatik pas bisedimeve të djeshme me presidentin rus dhe amerikan.

https://www.youtube.com/watch?v=