Lajmet E fundit

“Tronditje, tmerr dhe hutim në Moskë”, BBC: Qytetarët kundër lu.ft.ës në Ukrainë organizojnë protestë

Tronditje, tmerr dhe hutim, tre fjalë që mund të përshkruajnë gjendjen shpirtërore të shumë njerëzve në kryeqytetin rus Moskë mëngjesin e sotëm. Sapo u shfaq lajmi për sulmin ushtarak kundër Ukrainës, moskovitët filluan të shkëmbejnë mesazhe, duke pyetur njëri-tjetrin se çfarë duhet të bënin – të rezervonin ushqime apo dollarë amerikanë?

Të tjerë pyesin se çfarë do të ndodhë me rublën pasi Bursa e Moskës ndaloi tregtimin, shkruan BBC. Në banka dhe pika të këmbimit valutor ka radhë dhe është shtuar edhe prania e policisë në rrugë.

Ata që kundërshtojnë luftën kundër Ukrainës po diskutojnë mundësinë e mbajtjes së një mitingu në Moskë këtë mbrëmje. Leja për një tubim të tillë nuk ka gjasa të jepet. Protestuesit individualë që kishin protestuar ditët e fundit u arrestuan shpejt nga policia.

Sondazhet e opinionit të kryera përpara fillimit të aksionit ushtarak treguan se rreth gjysma e
rusëve nuk besonin se një lu.ft.ë me Ukrainën ishte e mundur. Një shumicë dërrmuese e të pyeturve fajësuan NATO-n për përshkallëzimin aktual të tensioneve me Perëndimin.