Lajmet E fundit

VIDEO/ Drilon Hoxha, dy fjalë mbi filmin e tij ‘Shkëmbimi’ që tërhoqi aktorët e shquar shqiptarë

“Filmi po jepet nëpër kinema dhe duhet të çohemi herët, se na vjedhin biletat”. Me këtë lloj humori është ngritur sot nga gjumi, aktori dhe regjisori Drilon Hoxha, që sapo ka shfaqur këto ditë premierën e filmit të tij më të fundit, “Shkëmbimi”.
Flavio Qarri e ka ftuar Drilon Hoxhën në studion e “Kafe Shqeto” për t’i treguar pse filmi i tij po komentohet nëpër media për disa skena “amerikane”.

Pavarësisht nga fakti që Hoxha nuk i kishte dërguar ndonjë ftesë për të ndjekur filmin, shokut të fëmijërisë Flavios, ky ia fali harresën dhe e pyeti për praninë e aktorëve të mëdhenj të skenës shqiptare në trupë, që i besuan talentit të një regjisori relativisht të ri, siç janë Bujar Asqeriu apo Çun Lajçi, që vijnë nga skenat dramatike.

“Ky është ndryshimi, – tha Drilon Hoxha, – nuk është se unë kam një kornizë të caktuar në projektet që bëj, nuk është se kam vetëm komedi apo vetëm dramë a aksion. Unë kam një gërshetim emocionesh në projektet e mia. Pak a shumë kap realitetin që na ndodh në jetë, kap shumë gjëra që njerëzit i jetojnë përditë. Dhe sa i përket aktorëve, i kam zgjedhur, i kam mirëmenduar kur i kam shkuar dhe i kam vënë në vendet e duhura”.

Drilon Hoxha tregoi edhe më shumë akoma mbi filmin e tij që po shfaqet tashmë edhe nëpër rrethe dhe vuri në dukje një cilësi tej vetja për projektet e ardhshme: bashkëpunimin.

“Mua më pëlqen të bashkëpunoj me çdo lloj njeriu, – tha regjisori dhe aktori. – Këtë e kam pasion dhe nuk jam dorëzuar kurrë. Ky është pasion që e kisha shumë pasion dhe më vonë m’u kthye në profesion.