




Vijnë mjaft raportime nga fronti i luftës si pasojë e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Një gazetar australian në Ukrainë nuk mundi ta fshehë frikën e tij pasi Rusia fluturonte nëpër të gjithë Ukrainën raketat e saj.





Fotoreporteri Bryce Wilson po raportonte nga Kramatorsk të enjten, por teksa filmonte kapi edhe tmerrin që i shkaktoi një raketë.
Mirëpo fatmirësisht ishte larg tij.





‘Oh f***, kjo është një raketë! Kjo është një raketë!,”– tha ai duket bërtitur, ndërsa raketa duket se shkon drejt ndërtesave në distancë.
Ndërkohë në një video tjetër disa gazetarë kanë filmuar momentin kur raketa godet një depo armatimi mbi qytet e ku ndodh një shpërthim i fuqishëm.