Lajmet E fundit

Biden, sanksione ndaj Putin dhe Lavrov, iu ndalohet hyrja në SHBA, goditet pasuria 200 mld $ e liderit rus

Presidenti Joe Biden po planifikon të vendosë sanksione drejtpërdrejt ndaj Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas su.lmit usht.arak ndaj Ukrainës.
Edhe Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkua njoftuan se do të vendosin sanksione që synojnë Putinin dhe Lavrovin.

“Në përputhje me vendimin e aleatëve tanë europianë, SHBA do t’u bashkohen atyre në sanksionimin e presidentit Putin dhe ministrit të Jashtëm, Lavrov”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

SHBA synon të godasë pasurinë 200 miliardë dollarë të liderit rus.
Por masat do të jenë kryesisht simbolike pasi mbetet e paqartë se ku janë paratë e Putinit dhe sa ka prej tyre.
Psaki tha se ‘ndalimi i udhëtimit në SHBA’ do të ishte pjesë e masave të Shtëpisë së Bardhë në sanksionet ndaj Putin dhe Lavrov.

Putin do të bëhet objektivi më i lartë që do të goditet pasi Shtëpia e Bardhë vendosi masa ndaj bankave dhe oligarkëve të shumtë rusë. Biden ka qenën nën presion për të shënjestruar personalisht Putinin për sulmin e tij ndaj Ukrainës.

Biden bisedoi në telefon këtë të premte për 40 minuta me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenksy. Ky i fundit i ka kërkuar sanksione të ashpra për Rusinë dhe Vladimir Putin si dhe ndihma konkrete për t’i bërë ballë agresionit ushtarak rus.