




“Ndërhyrja e NATO-s, Lu.ftë e tretë Botërore!” Rama: Lidershipi i Ukrainës në rrezik për jetën, mos e dhëntë Zoti të shohim vde.kjen e tyre brutale
“Shqipëria është një vend anëtar i NATO dhe si i tillë ndodhet në një pozicion solid në trazirat që po ndodhin në Ukrainë.”- kështu është shprehur kreu i qeverisë Edi Rama në konferencën për shtyp pas përfundimit të Samitit të NATO-s.





Shqetësimeve të qytetarëve për një përshkallëzim të konfliktit deri në Shqipëri, Rama iu përgjigj duke thënë se një shpërthim të Lu.ftës së 3 Botërore nuk mund ta parashikojmë dhe as ta evitojmë nëse ndodh, megjithatë vendi ynë ruan një pozicion “komod” në këto momente.
Sipas Ramës, Aleanca e Atlantikut të Veriut është fuqia më të madhe usht.arake që ekziston në zonën e sigurisë së vetë, dhe nëse ajo do të ndërhynte në këtë konflikt do të shpallte Lu.ftën e tretë Botërore.





“Jemi vend i NATO-s dhe sot është përsëritur nga të gjithë se vendet e NATO-s, apo çdo vend i NATO-s është në një tjetër regjim mbrojtje. Në rastin e Ukrainës jemi partner me Ukrainën, por sipas kushtetutës së NATO-s se vëmë menjëherë në lëvizje artikullin 5 që kur sulmohet njëri vend janë sul.muar të gjithë dhe në atë moment janë të gjithë që mbrohen. Ka një pjesë njerëzish që janë të shqetësuar që kjo luftë mund të vijë në Shqipëri dhe ne s’kemi avionë ne s’kemi ra.keta etj. Shqipëria nuk është në NATO një vend anëtar për të pasur ra.keta, është në NATO një vend anëtar që ka një sërë prioritetesh të vetat të koordinuara me Aleancën.





Ka sot investimin që po kryhet për një bazë ajrore të NATO-s në vend, avionët e NATO-s do jenë aty. Nëse lu.fta e 3 shpërthen është diçka që s’e parashikojmë dot dhe as nuk e evitojmë dot nëse të tjerë e nisin. S’jemi në këto kushte duhet të jemi të vetëdijshëm se lu.fta është reale dhe ka impakt real në ekonomi pa diskutim. Sa dhe si është për t’u parë në rrugën e zhvillimit të ngjarjeve. Pozicioni ynë është solid, komod, në thonjëza se s’ka asnjë komoditet në këto kushte.”- tha Rama.
Më tej, Rama ka theksuar se duhet të jemi të vetëdijshëm që lu.fta është reale dhe se “lidershipi i Ukrainës është në rre.zik për jetën”.
“Është moment tragjik, lidershipi i Ukrainës është në rrezik për jetën, mos e dhëntë zoti të shohim në orët në vijim vde.kjen e tyre brutale. Sipas të gjitha informacioneve është i shënjestruar një grup me persona që duhet të dorëzohen pa kushte, ose e duhen vr.arë. Kjo është situata në këto momente. NATO është fuqi më e madhe ushtarake që ekzisto dhe ka ekzistuar ndonjëherë, në zonën e vetë të sigurisë. Në këto kushte nëse NATO do të shtyhej përtej zonës së vetë do të thoshte që do të shpallte lu.ftën e tretë bot.ërore.”- tha Rama.